LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja pse uraganet i kanë emrat e njerëzve (Foto)

Kjo është arsyeja pse uraganet i kanë emrat e njerëzve (Foto)

Uraganet Harvey dhe Irma kanë shkatërruar gjatë ditëve të fundit disa pjesë të Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara.

Ekspertët thonë se ky sezon i uraganeve ishte më i shkatërruesi në vitet e fundit, pasi deri më tani kemi pasur dhjetë stuhi të fuqishme dhe katër uragane.

Irma që goditi të mërkurën, ishte uragani më i fuqishëm në Atlantik deri më tani.


Shumë më shkatërrues se Katrina, Sandy dhe Matthew që po ashtu rrëzuan shtëpi, shkulën pemë me rrënjë dhe mbytën njerëz.

Meqenëse janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.

Arsyeja e emërimit të uraganeve

Uragani Irma që ishte i kategorisë së katërt

Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave.

Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë.

Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.

Mënyra si emërohen uraganet

Shkatërrime të shumta

Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor.

Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh.

Emërtimet e uraganeve, cikloneve dhe tajfuneve janë zakonisht të njohur dhe të popullarizuar, por që në asnjë mënyrë nuk i përmbajnë shkronjat Q, U, X, U dhe Z.

Koha kur largohet ndonjë emër nga lista

Dëmet e mëdha pas stuhisë

Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoren sërish.

Deri më tani janë larguar Katrina, Sandy dhe Mathew, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të hiqet edhe Irma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori