Kjo është arsyeja pse nuk mund të flini kur jeni duke udhëtuar – dhe çfarë të bëni për këtë

Studimet kanë zbuluar se shumica e njerëzve e kanë të vështirë të flenë gjatë udhëtimit dhe shkencëtarët thonë se të mos flesh gjumë kur je diku jashtë rutinës është në fakt një përgjigje normale e trurit.
Normale ose jo, të qenit i lodhur mund t’i ndikojë me të vërtetë pushimet. Kur nuk bëni një gjumë të mirë të natës, zgjoheni me humor të keq.
Por, ka diçka që fshihet pas fenomenit të gjumit të dobët gjatë udhëtimit:
“Efekti i natës së parë”
Shkencëtarët zbuluan fillimisht atë që ata e quajnë “efekti i natës së parë” gjatë studimeve të gjumit dhe vëzhguan se shumica e pjesëmarrësve kishin probleme me gjumin natën e parë. Subjekteve jo vetëm që iu desh më shumë kohë për të rënë në gjumë, por ata kishin vështirësi të qëndronin në gjumë. Pse? “Truri ynë e di se ky nuk është vendi ynë normal, kështu që ndoshta ka pak vetëdije të rritur”, tha Daniel L. Rifkin.
Kur ne hyjmë në një gjendje të pambrojtur (gjumë) në një vend të panjohur, truri ynë në mënyrë të pandërgjegjshme është në kërkim të kërcënimeve të mundshme. Kjo është arsyeja pse gjëra të tilla si zhurma më e dobët ose drita më e vogël mund t’ju mbajnë zgjuar në një dhomë hoteli. Truri juaj në fakt po përpiqet t’ju bëjë një nder duke ju mbajtur zgjuar, në rast se ka ndonjë rrezik.
Si të flemë më mirë gjatë udhëtimit
Pra, si t’i kapërcejmë këto instinkte jo shumë të dobishme kur jemi në udhëtim dhe të sigurohemi që të pushojmë për planet argëtuese që kemi të nesërmen? Rifkin rekomandon që njerëzit t’i përmbahen rutinave të tyre para gjumit për të fjetur më mirë gjatë udhëtimit, veçanërisht atë natën e parë. Sado joshëse që mund të jetë të qëndroni zgjuar duke folur me të dashurit që nuk i keni parë për një kohë, përpiquni të shkoni në shtrat në orën tuaj të zakonshme (ose më herët) në mënyrë që trupi juaj të kuptojë se është koha për të fjetur.
Ju gjithashtu mund të sillni disa sende nga shtëpia që mund ta mashtrojnë trurin tuaj për të menduar se është i sigurt. Një vaj esencial i preferuar, jastëku juaj i preferuar ose çdo aksesor (si maska për sytë) që përdorni gjatë natës mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë. Rifkin rekomandon gjithashtu marrjen e disa frymëmarrjeve të thella dhe vizualizimin e dhomës së gjumit në shtëpi kur përpiqeni të bini në gjumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës