LAJMI I FUNDIT:

Kjo është arsyeja përse nuk duhet të hidhni poshtë lëvozhgën e hudhrës

Kjo është arsyeja përse nuk duhet të hidhni poshtë lëvozhgën e hudhrës

Shumica nesh nuk e dimë që edhe lëvozhga e hudhrës mund të jetë gjithsesi e dobishme.

Lëvozhga e hudhrës është e pasur me fenilpropanoide, të cilat janë plot antioksidanse. Prandaj janë të shkëlqyeshme për imunitet dhe kanë cilësi antikancerogjene.

Shumica e ekspertëve pajtohen që lëvozhga ka më shumë materie të dobishme se edhe vetë hudhra.


Është e pasur me flavonole specifike, të cilat ulin shtypjen e gjakut dhe pengojnë grumbullimin në arterie.

Përmbajnë plot fibra. Të gjithë këta përbërës janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës, për problemet me tretjen dhe për uljen e kolesterinës, transmeton Telegrafi.

Me rastin e përdorimit të lëvozhgës së hudhrës kujdesuni që ajo të jetë organike, sepse në të kundërtën do të fusni në ushqimin tuaj pesticide.

Përdorimi:

Lëvozhga e hudhrës mund të përdoret edhe për supë. Thjesht, qiteni në të gjithë përbërësit për supë dhe zieni. Hiqeni gjatë kullimit.

Hudhra mund të përdoret edhe për çaj, ashtu që lëvozhgën e hudhrës ta qitni në ujë të ngrohtë. Prisni që të qëndrojë disa minuta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori