Mercedes tashmë ka lansuar disa modele elektrike në treg, duke i lënë ato më të mëdhatë për në fund.

Këta janë kamionë elektrikë të cilët pritet të dalin në shitje në mes të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.


e7308119 df8c 4e31 bfac f8176d739035

Më i bukuri dhe më praktiku nga këta kamionë është eActros LongHaul, një kamion i aftë të përshkojë rreth 500 km pa u ndalur. Është ende në zhvillim, dhe kopjet e para në përdorim komercial priten të dalin në vitin 2024.

Kujtojmë, Tesla Semi ka një diapazon më të madh (800 km) dhe duhet të dalë në treg vitin e ardhshëm.

18a003ee 9445 442e b78e 6294891bbce2

Më në fund kemi ardhur te kamioni GenH2.

Falë hidrogjenit dhe qelizave të karburantit, ky kamion mund të drejtojë mbi 1000 km pa u ndalur me dy rezervuarë me një kapacitet total prej 80 kg hidrogjen.

Secili motor elektrik siguron rreth 330 kW energji maksimale, dhe deri në 2,071 Nm çift rrotullues. /Telegrafi/

e8e3b7f3 63b5 420e bf6d 669945780fe9