LAJMI I FUNDIT:

“Kjo është ajo që kisha frikë kur mora telefonatën e parë”: Eksperti i kërkimit flet pas lajmit për vdekjen e personave që ishin në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik

“Kjo është ajo që kisha frikë kur mora telefonatën e parë”: Eksperti i kërkimit flet pas lajmit për vdekjen e personave që ishin në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik

Të pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan besohet se kanë vdekur, tha në një deklaratë kompania që operon atë.

Dhe David Russell, nga Marina Mbretërore i cili ndihmoi në kërkimin e nëndetëses së zhdukur Kursk në vitin 2000, ka thënë për Sky News se një shpërthim i nëndetëses do të thotë se jetët e atyre në “kapsulë” do të kishin humbur “menjëherë”.

“Njerëzit do të duan të dinë se çfarë ndodhi me dështimin e kësaj zhytëse, e cila unë e kuptoj se kishte funksionuar në atë thellësi shumë herë. Mund të jetë që ne duhet të dimë natyrën e dështimit për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, ka thënë më tej ai, përcjell Telegrafi.


'Mund të ketë shpërthyer nën presion të jashtëzakonshëm': Detaje të tjera që tregojnë se si nëndetësja mund të jetë zhdukur në Oqeanin Atlantik
Lexo po ashtu 'Mund të ketë shpërthyer nën presion të jashtëzakonshëm': Detaje të tjera që tregojnë se si nëndetësja mund të jetë zhdukur në Oqeanin Atlantik

Russell shtoi se ka të ngjarë që ata që kryejnë operacionin e shpëtimit do të duan të rikuperojnë sa më shumë nga nëndetësja që të jetë e mundur për të zbuluar se si ndodhi shpërthimi.

Ndërsa eksperti i kërkimit dhe një mik i dy prej pesë personave të ekuipazhit të Titan, David Mearns, ka thënë për BBC se ky “është rezultati më i keq i mundshëm” – pas njoftimit se pesë personat kanë vdekur.

“Sinqerisht, kjo është ajo që kisha frikë kur mora telefonatën e parë”, thotë ai.

Të pesë personat në nëndetësen e zhdukur Titan besohet se kanë vdekur
Lexo po ashtu Të pesë personat në nëndetësen e zhdukur Titan besohet se kanë vdekur

Ai shpjegon se ata në komunitetin e detit të thellë i kuptojnë rreziqet e një ekspedite si kjo, por kur merr një lajm të tillë, të godet rëndë – veçanërisht kur është një mik.

“Të dëgjosh që një baba dhe bir po bënin këtë zhytje në Ditën e Babait është gjithashtu e dhimbshme, apo jo?”.

Ndryshe, një anije zhytëse që kishte pesë turistë – në një udhëtim të thellë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut – u zhduk të dielën, duke nxitur një përpjekje të madhe kërkimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori