LAJMI I FUNDIT:

A kishte lidhje sulmi i Munichut me sulmin e Breivikut në Norvegji? Flet presidenti i policisë gjermane!

A kishte lidhje sulmi i Munichut me sulmin e Breivikut në Norvegji? Flet presidenti i policisë gjermane!

Presidenti i policisë së Gjermanisë, Hubertus Andra, ka deklaruar para mediave se policia po zhvillon hetime intensive mbi sulmin në Munich.

Ai u pyet nëse sulmi ka të bëjë me sulm terrorist të ISIS-it apo të ndonjë grupi tjetër, shkruan Telegrafi.

Babai i Diamant Zabërgjës del në vendin ku iu vra djali (Foto)
Lexo po ashtu Babai i Diamant Zabërgjës del në vendin ku iu vra djali (Foto)

Teksa hodhi poshtë lidhjen e ISIS-it me këtë sulm, ai nuk hodhi poshtë lidhjen e këtij sulmi me faktin se është realizuar në pesëvjetorin e sulmit terorrist në Norvegji me 77 të vrarë nga Anders Breivik.

“Kjo lidhje është e qëndrueshme dhe e fortë. Ne e kemi në dorë këtë dhe po zhvillojmë hetimet”, u shpreh Andra.


Deri tash policia gjermane ka dështuar të konfirmojë motivin e sakt të ngjarjes, megjithatë flitet për hakmarrje.

Sulmi i 18 vjeçarit gjerman me origjinë nga Irani ka pasur për pasojë nëntë të vdekur, e 27 të lënduar, tre prej të cilëve rëndë. Nga nëntë të vrarët, tri janë shqiptarë nga Kosova. /Telegrafi/

Gjithçka rreth sulmit në Munich
Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munich