Kinezit koka i ngeci në semafor pasi u përplas në të me skuter

Një burrë nga Kina u bë virale pasi kaloi thuajse një orë me kokën të ngecur në një semafor pasi u përplas me të duke drejtuar skuterin elektrik.
Një aksident trafiku tejet i çuditshëm mori shumë vëmendje në rrjetet sociale kineze muajin e kaluar, kur një i ri në qytetin Chengdu përplasi një semafor të përkohshëm me skuterin elektrik.
Pas përplasjes, koka e tij në një farë mënyre ngeci brenda semaforit, dhe zjarrfikësit u thirrën për ta çliruar prej “kafazit” të pazakontë, raporton odditycentral.
Kjo nuk ishte aq lehtë sa duket: edhe profesionistët e emergjencës u deshën rreth 40 minuta që të prishin pjesë prej metali për të liruar kokën e burrit në mënyrë të sigurt.
Më pas ai u dërgua në një spital lokal dhe u shërua plotësisht, por do të ketë mjaft vështirësi që t’i kapërcejë batutat qesharake që ka nxitur ky incident në internet.
“Një përplasje kokë më kokë, por me dëme të lehta”, përshkroi një përdorues i Redditt situatën në mënyrë mjeshtërore.
“Kjo është po aq e rrallë sa të fitosh lotarinë,” komentoi dikush tjetër, ndërsa të tjerë e krahasuan burrin me Green Lantern. /Telegrafi/


















































