Kanabisi, kjo bimë që shpesh është në qendër të polemikave politike nëse duhet legalizuar apo jo, ka marrë edhe vëmendjen e arkeologëve dhe historianëve të cilët kanë dashur të zbulojnë origjinën. Tashmë e kemi një përgjigje. Janë një grup studiuesish gjermanë dhe kinezë të drejtuar nga Nicole Boivin nga Instituti “Max Planck” që kanë mundur të vendosin disa data.
Në të kaluarën, në varret e lashta kineze që datojnë rreth 6000 më parë, janë gjetur gjurmë të kërpit. Sipas arkeologëve, ai përdorej si dekorim. Por, më shumë informacion u mor në disa varreza të zbuluara në vitet 1970 dhe që datojnë në 1000 p.e.s. Banorët e Kinës së lashtë kishin mësuar si të endnin dhe tjerrin kërpin. Në këtë mënyrë, ata ishin liruar nga varësia e lëkurës kafshëve për të krijuar rroba dhe këpucë. Ata kishin zbuluar se bimët mashkullore të kërpit prodhonin një fibër të mirë, ndërsa femrat prodhonin fara të ushqyeshme.
Më pas është zbuluar se komunitetet e para neolitike të fermerëve që u vendosën në lumin e verdhë dhe në Wei, mbillnin kanabis, së bashku me mel, grurë, fasule dhe oriz. Si dëshmi për këtë ka edhe një traktat për bujqësinë kineze, që daton rreth 2500 vjet më parë, e cila përmend kërpin si kultura më e madhe dhe më e vjetër tradicionale e Kinës së lashtë. Rreth lumenjve u gjetën edhe mbetjet e fijeve të fibrave dhe të kanabisit. Mendohet që nga kërpi janë nxjerrë edhe fijet e para të letrës, por nga kjo periudhë nuk ka asnjë të dhënë për përdorimin psikoaktiv të substancës.
Së fundmi është zbuluar edhe kjo pikëpyetje, pas analizave të kryera mbi qeramikën e gjetur në tetë varre në Zoroastrian të Jirzankalit, në zonën lindore të vendit. Nga analizat rezultoi se bimët e kanabisit përdoreshin edhe për vetitë psikoaktive, pasi në enë u gjetën nivele të larta të tetrakannabinolit. Studiuesit mendojnë se kinezët tymosnin kanabis, sidomos gjatë ceremonive të varrimit, sepse sipas tyre mund të komunikonin me hyjnitë dhe të vdekurit.
“Këto rezultate konfirmojnë hipotezën se bimët e kanabisit u përdorën së pari për substancat e tyre psikoaktive në rajonet malore të Azisë Qendrore lindore dhe prej aty u përhapën në rajone të tjera të botës”, rrëfen Boivin.
Sipas arkeologut Robert Spengler, ajo që njihet si “Rruga e Mëndafshit” shërbeu për ta shpërndarë kanabisin në të gjithë botën. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Mitologjia shqiptare: Pse në të s’ka zota?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri