Një numër i madh i qytetarëve në Kinë janë mbledhur në atraksionet e njohura turistike nëpër të gjitha qytetet e vendit, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve të shëndetësisë që të kenë kujdes sepse pandemia e coronavirusit ende nuk ka përfunduar.

Fotografitë e shkrepura më 4 prill në malet e parkut Huangshan në provincën Ahui, tregojnë mijëra njerëz shumica e të cilëve mbanin maska, por që ishin shumë afër njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.


Të gjithë dëshironin të kalojnë kohën e lirë në ambient të hapur, pas periudhës që gjatë të kufizimit të lëvizjes dhe masave të karantinimit.

Masa ishte aq e madhe sa që në orët e para të mëngjesit, zyrtarët e parkut kanë bërë të ditur se kapaciteti ditor prej 20 mijë vizitorëve është arritur dhe se nuk mund të pranojnë vizitorë tjerë.

2 12

Ndërkohë shëtitorja Bund kranë lumin Hangpu në Shangai, gjithashtu ka qenë e mbushur me turistë dhe ata që kishin vendosur për të bërë shoping.

Kjo shëtitore për disa javë ka qenë plotësisht e zbrazët, kurse shumë restorante që kanë qenë të mbyllura e kanë rifilluar punën, e disa prej tyre kërkojnë nga klientët që fillimisht të rezervojnë vendet.

Situatë e ngjashme ka qenë në Pekin ku qytetarët kanë qëndruar nëpër hapësira të hapura dhe parqe. Rikthimi i jetës ka ndodhur pas tre katër muajve, që kur shpërtheu  coronavirusi në qytetin Wuhan.

https://twitter.com/FarhangNamdar/status/1246844669524348935

Megjithatë ai për një kohë të shkurtër u përhap në tërë botën ku janë infektuar afro një milion e gjysmë njerëz, kurse në Kinë u "ndërpre"përkohësisht  jeta që të parandalohet përhapja e mëtejme.

E derisa qeveria po zvogëlon kufizimet, ekspertët kinezë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm. Epidemiologu kryesor në qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Zheng Guang, ka thënë se pandemia e coronavirusit në Kinë nuk ka përfunduar.

"Pandemia nuk është as afër fundit në Kinë, thjesht ka hyrë në një fazë të re", ka shtuar ai. /Telegrafi/