LAJMI I FUNDIT:

Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia, thotë kreu i Këshillit Evropian

Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia, thotë kreu i Këshillit Evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Kina “nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia” pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

BE dhe Kina ranë dakord se “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, tha Michel.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton cnn.


“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht” dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha Michel, “por çdo lëvizje ndaj Kinës për të ndihmuar në përfundimin e luftës do të mirëpritet”.

“Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin”, shtoi ai.

Michel i bëri komentet pas një samiti virtual me zyrtarët kinezë të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të dy liderët e BE-së “e bënë shumë të qartë se Kina nuk duhet të ndërhyjë në sanksionet (BE)”, shtoi von der Leyen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Azia
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Amerika
Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Botë
Kalo në kategori