Leroy Sane tash e sa kohë po i lakohet emri për një kalim te skuadra gjermane e Bayern Munichut.

Rreth kësaj teme ka folur edhe Joshua Kimmich, i cili ka vlerësuar lartë futbollistin e Manchester Cityt.


BILD po raporton sot se ofertat për sulmuesin janë paraqitur në adresë të klubit anglez dhe kjo nuk është ndonjë gjë sekrete.

kimmich e1510678965284

"Unë mendoj se klubi e kërkon atë. Nëse Leroy dëshiron, ai ndoshta do të ishte tashmë këtu", tha Kimmich.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme zyrtarët e kampionit gjerman i kanë kërkuar falje klubit Citizens, pasi që në kundërshtim me rregullat e FIFA-s, kanë kontaktuar përfaqësuesit ligjor të lojtarit.

Ndryshe, Bayerni është duke u munduar të ripërtërij ekipin pasi kishte një skuadër me lojtarët ndër më të moshuarit në Bundesliga. /Telegrafi/

telegrafi sport app