Mesfushori i Bayern Munich, Joshua Kimmich, është optimist se Harry Kane do të jetë gati për përballjen e ardhshme ndaj Real Madridit.

Sulmuesi anglez mungoi në fitoren e fundit ndaj Freiburg për shkak të një lëndimi të lehtë, por Kimmich beson se ai do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e parë çerekfinale të sezonit 2025/26 në Ligën e Kampionëve


Kur u pyet për gjendjen e Kane për përballjen ndaj Real Madridit, Kimmich deklaroi se qendërsulmuesi do të bëjë gjithçka për të dalë në fushë.

“Do të luante edhe sikur të ishte në karrocë. Pres që të jetë gati të martën. Edhe nëse ka ende pak dhimbje, ai do të zvarritet për të dalë në fushë”.

Edhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, dha një përditësim pozitiv për mundësinë që Kane të luajë ndaj “Los Blancos”, duke thënë se gjithçka po shkon siç duhet.

“Fizioterapistët po punojnë për këtë. Ai ka qenë vazhdimisht në qendrën stërvitore, duke marrë trajtim. Besojmë se gjithçka do të shkojë mirë.”

Ndërkohë, Real Madridi synon t’i rikthehet fitoreve duke mposhtur Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

telegrafi sport app