Kim Kardashian e ktheu garazhin e parkimit të hotelit Beverly Hills në pistën e saj personale në imazhet që postoi të premten (11 nëntor).

Bukuroshja, 42 vjeçe, kishte veshur një fustan metalik argjendi dhe taka me majë teksa mbante edhe një çantë Balenciaga “Hourglass XS”.


Në shtatë imazhe të ndarë me 333 milionë ndjekësit e saj, sipërmarrësja dukej mahnitëse teksa flokët e saj të gjatë bionde platin binin natyrshëm të ndara në mes.

64450471 11417933 Peace kiss Kim sported shimmery smokey eye makeup defined brows  a 111 1668189241496

Nëna e katër fëmijëve shkroi sipër postimit: "Thjesht e lumtur që jam këtu", teksa theksoi linjat atraktive në fustanin e ngushtë për trupi.

Para se të bashkohej me motrën e saj Kendall Jenner brenda për të pirë disa pije, Kim pozoi për një foto me miqtë e saj jashtë makinës së saj.

64450483 11417933 Backside Kim showed off her famous ass ets as she revealed the s a 5 1668189546172

Të rrethuara nga shoqet e saj, duke përfshirë Lala Anthony dhe Olivia Pierson, vajzat shijuan një natë argëtuese ndërsa dukeshin elegante dhe tërë stil.

Në fillim të kësaj jave, Kim u duk magjepsëse teksa drejtoi ngjarjen e mbushur me yje në "CFDA Awards" në New York.

Miliarderja kishte veshur një fustan të zi pa mëngë “Dolce & Gabbana” të kombinuar me një fund transparent.

Kardashianit iu dha çmimi i parë i Inovacionit i prezantuar nga Amazon Fashion për markën e saj “Skims”.

64453701 11417933 Award winner The fashionista posed with the Amazon Innovation Aw a 9 1668189546369

Kim u nderua në Këshillin e Dizajnuesve të Modës për linjën e saj të veshjeve dhe e përdori nderin për t'u bërë thirrje stilistëve që të jenë gjithëpërfshirës për të gjitha format e trupit. /Telegrafi/