Kim Kardashian ka qenë pranë dhe i ka ndihmuar Kanye Westit që të rikuperohet pas problemeve të tij mendore që e lanë atë në qendrën spitalore UCLA për plot 10 ditë.

Mirëpo, 36 vjeçarja nuk është e lumtur me martesën e saj.


13C2982F00000514 4009750 image a 23 1481126648906 Bashkëshorte e kujdessshme Kim, por... Foto: Getty Images

Sipas US Weekly, ajo dëshiron ndarje të menjëhershme kur koha të jetë e duhur. Ajo po ashtu ka filluar të planifikojë me ekipin e saj ligjor që të ndërtojë një rast në mënyrë që t’i marrë në kujdestari edhe fëmijët North the Saint.

Sipas burimeve të revistës së njohur amerikane, Kim definitivisht kërkon divorcin dhe se ajo e di se nuk dëshiron të jetë më e martuar me reperin.

3B13986700000578 4009750 image a 10 1481123176093 Kim do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve! Foto: GC

Por, koha është jo e duhur për këtë. Ajo dëshiron të lë pak kohë para se të ndërmarrë hapin e duhur.

“Ajo është e kujdesshme për Kaneyn dhe ndihet e ç’liruar kur e di se ai po merr kujdesin e duhur”, theksoi ky burim.

3B1374FF00000578 4009750 image m 13 1481123249863 Problemet lindën pas plaçitjes së Kim në Paris. Foto: Startracks

Një tjetër mik i familjes tha se mbretëresha e televizionit nuk do të ndërrmarë hapa konkret pa u rikuperuar plotësisht Kanye, shkruan Telegrafi.

Nga ana tjetër raportime të E News kanë mohuar këto raportime duke thënë se çifti janë të lumtur dhe do të vazhdojnë kështu bashkë.

3B19C70E00000578 4009750 image a 27 1481126702912 Në shtator (shih foton) dyshja u shfaqën të lumtur dhe ekstravagantë. Por, kështu nuk ishte që prej se Kanye kishte psikoza dhe kërkoi trajtim nga mjekët në klinikën UCLA. Foto: Getty Images

E News është mediumi që prodhon emisionin e Kim, “Keeping Up With the Kardashians”.

Tani për tani Kim dëshiron të jetë në krah të Kanyes dhe të jetë “gruaja që kujdeset për të”, por jo edhe për një kohë të gjatë. /Telegrafi/