Kim Kardashian ka postuar fotografi në rrjetet sociale duke pozuar me një sutjena Gucci prej 18.000 dollarësh (17.170 euro) që mezi ia mbulonin gjoksin.
Sutjenat prej diamanti kanë qenë pjesë e spektaklit të markës së famshme në vitin 2019 dhe janë dizajnuar nga Alessandro Michele.
42-vjeçarja kishte veshur edhe pantallona mëndafshi me vlerë 1.650 dollarë (1.574 euro) dhe një mantel me vlerë 3.600 dollarë (3.435 euro).
“Gjithçka është Gucci”, është shprehur ajo në përshkrim dhe për shkak të këtij edicioni të guximshëm ka mbledhur komplimente të shumta në Instagram dhe mbi dy milionë pëlqime disa orë pas publikimit.
Së fundmi, Kim tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Paris me një fustan mëndafshi që i vinte në pah dekoltenë e harlisur.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Anna Wintour ktheu kokën në drejtimin tjetër kur Kardashian kaloi pranë saj. Ato u ulën pranë njëra-tjetrës dhe pas pak Anna u ngrit për të ndërruar vendet.
Shumë besojnë se me këtë lëvizje ajo ia ka bërë të qartë Kimit se nuk e duron dot. Videoja u bë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/