Ata kanë qenë duke përjetuar çaste romantike së bashku ditë më parë, ndërsa duket se nuk ka mjaftuar.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë duke punuar për të forcuar lidhjen e tyre, pas spekulimeve se po ndahen, shkruan Daily Mail.


43-vjeçari ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalë të darkojnë së bashku nën një tendë.

33747976 8783845 image a 19 1601354018254

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter, teksa të njëjtin postim e ka ndarë edhe Kim në profilin e saj.

“Darkë për dy persona”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.

33748030 8783845 image m 28 1601354488704

Në po të njëjtin imazh shihej makina e çiftit, ndërsa brenda mbulojës shiheshin vetëm dy karrige dhe një tavolinë e vogël në mes.

Kim përndryshe thuhet se po ndihet e mërzitur, për shkak të problemeve mendore, me të cilat po përballet reperi.

33748940 8783845 image a 30 1601354883349

Për shkak të veprimeve të tij, ajo më parë pati deklaruar se West vuan nga çrregullimi bipolar. /Telegrafi/