Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida përmbylli një sezon veror të jashtëzakonshëm me angazhime të shumta profesionale.

Krahas projekteve muzikore që solli dhe u pritën mirë nga ana e publikut, 24-vjeçarja ishte tejet aktive me koncerte të ndryshme.


Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe përveç që këngëtarja ka shijuar disa ditë pushimesh në bregdet ajo tashmë është rikthyer për të punuar në projekte të reja.

307857410 795339338450388 2071070566156504812 n Foto: Kida/Instagram

Por, aktualisht Kida po u qëndron afër adhuruesve edhe me imazhe të ndryshme në Instagram, disa të tilla i solli edhe së fundmi.

Krijuesja e hiteve u shfaq atraktive në fotografit ku u paraqit me shumë stil ndërsa pozon nga makina.

307803891 412245614371980 383676286999161082 n Foto: Kida/Instagram

Kida shihet e veshur me një bluzë të bardhë të kombinuar me një palë xhinse të shkurtra, çantë të kaltër dhe syze dielli me kornizë të bardhë.

Ajo vendosi makijazh të lehtë në daljen e saj të radhës ndërsa përfundoi dukjen me aksesor ari.

308000149 848219406203926 8844136027227603589 n Foto: Kida/Instagram

Kujtojmë që së fundmi Kida u bë artisja e parë shqiptare që ka tre këngë me nga 100 milionë klikimeve në kanalin e YouTube.

Ndërsa, theksojmë që projekti i saj i fundit mban titullin “AM/PM” që është një bashkëpunimi me këngëtarin Butrint Imeri. /Telegrafi/

308034128 496103005320099 386067666501068674 n Foto: Kida/Instagram