Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka paralajmëruar se më datë 23 qershor do të sjellë në treg këngën e saj më të re.

Ajo ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë tipit veror.


Në klip, këngëtarja nga Prishtina do të shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të gjatë të markës “Jean Paul Gaultier”.

354399743 1686303528511296 9043930501627865876 n

Fustani me viza të zebrës dhe material transparent, theksoi mjaft mirë linjat trupore të Kidës, e cila ka një fizik të shkëlqyer.

Mirëpo një veshje të tillë, fansat e saj kanë pasur rastin që ta shohin edhe më parë në trupin e super yjeve me famë botërore, Kim Kardashian dhe Bebe Rexha.

355312529 825259122538727 4093119277111381633 n

Kim e kishte veshur këtë lloj fustani në eventin e ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards” në vitin 2018.

kimja

Ndërsa artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kishte veshur gjithashtu po të njëjtin model fustani në qershor të vitit 2021, në mbrëmjen e promovimit të albumit të koleges së saj, Doja Cat.

beb

Nuk janë të pakta rastet kur këngëtaret e estradës frymëzohen nga yjet e Hollywoodit dhe mesa duket edhe Kida është përfshirë në një influencë të tillë. /Telegrafi/

355078283 278070534747382 4249388591913655518 n

355426703 231580576300886 7921655355131084654 n Foto: Kida/Instagram

354837271 869300314900760 7268237849273278968 n Foto: Kida/Instagram

355104213 272197718810068 4771345929716275946 n Foto: Kida/Instagram