LAJMI I FUNDIT:

Kiara e ashpër me Luizin: Duhet të japësh shembull si trajtohet një vajzë

Kiara e ashpër me Luizin: Duhet të japësh shembull si trajtohet një vajzë

Ata janë kthyer në dy prej personave më të komentuar të momentit.

Bëhet fjalë për banorët e Big Brother VIP Albania, këngëtarin Luiz Ejlli dhe moderatoren Kiara Tito.

Dyshja po shihen si një çift potencial dhe është Luizi ai i cili që kur hyri në shtëpinë e famshme shprehu një pëlqim për prezantuesen.


Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Këngëtari po vazhdon përpjekjet e tij që të bëjë për vete moderatoren e cila ndonëse herë pas here e pranon pëlqimin që ka për të, në shumë raste qëndron e ftohtë ndaj tij.

Dyshja edhe së fundmi kishin një konflikt me njëri-tjetrin e që u përcoll me disa debate mes tyre.

Teksa kanë tentuar të sqarohen, Kiara edhe një herë ia vuri në dukej se nga ai kërkon që të tregoi respekt për të në secilën situatë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Madje, moderatorja tha se duke qenë që ndiqen nga një numër i madh i njerëzve ai duhet të jetë shembull se si respektohet partnerja që kenë krah.

“Mos ofendon se më kthen 10 hapa pas nga ajo që kam bërë, në momentet që ofendon nuk mund ta ndaj nëse je Luizi i vërtetë apo po luan, a ka mundësi të kuptosh thelbin e asaj që po them, duhet të japësh një shembull për të gjithë ata që na shohin sesi respektohet vajza që ke në krah, që t’i thua që ke në krah”, iu drejtua Kiara.

Po mbrëmë (e hënë) Luizi kishte një darkë me Tean si pjesë e shpërblimit nga fitorja e sfidës së “Big Brother Talent Show”.

Ejlli pranoi para Teas se do ta ‘përdorte’ për të bërë Kiarën xheloze pasi kjo sipas tij është duke funksionuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori