LAJMI I FUNDIT:

Kia sfidon Teslaa me modelin Stinger EV (Foto)

Kia sfidon Teslaa me modelin Stinger EV (Foto)

Pas lansimit të Stinger GT që do të konkurrojë me Audi A5 dhe BMW 4 Series Grand Coupe, kompania nga Korea e Jugut ka plane tjera.

Mësohet se Kia është duke punuar në modelin Stinger, që do të lëvizë me energji elektrike, ndërsa do të sfidojë Tesla Model 3, transmeton Telegrafi.

Ky model pritet të lansohet në fund të vitit e ardhshëm, apo në fillim të 2019-ës, që është e njëjta datë kur vjen edhe EV nga Tesla.


Pos që është punuar një platformë e veçantë për këtë makinë, pritet që të ketë edhe çmim të përballueshëm, që është në gjendje të depërtojë lehtë në treg.

Mediet që merren me automobilizëm raportojnë se ky Stinger do të del në shitje për pak më shumë se 30 mijë euro, që është një shumë e pranueshme. /Telegrafi/