Khedira gjendet në Emirates, pritet kalimi te Arsenali

Sami Khedira është parë në Ermirates Stadium në përballjen miqësore që Arsenali po e zhvillon ndaj Lyonit, për t’i shtuar kështu spekulimet.
Mesfushori gjerman ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave evropiane, derisa lidhet me një largim nga Juventusi në këtë afat.
Lojtari 32-vjeçar thuhet se është afër transferimit të Gunners, ndërsa shihet si zëvendësues i Aaron Ramseyt që kaloi te Zonja e Vjetër me parametra zero.
Disa klube po e shikojnë me kujdes situatën e Khediras, por Arsenali po i prinë garës për transferimin e Khediras.

Nga
Telegrafi
28/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































