LAJMI I FUNDIT:

Khabib pret të pezullohet nga nëntë deri në 12 muaj për incidentin pas meçit ndaj McGregor

Khabib pret të pezullohet nga nëntë deri në 12 muaj për incidentin pas meçit ndaj McGregor
Khabib Nurmagomedov gjatë matjes zyrtare të peshave para duelit me Conor McGregor (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Khabib Nurmagomedov ka thënë se pret së paku nëntë muaj pezullim për shkak të përfshirjes së tij në incidentet e UFC 229.

Kampioni i UFC-së në kategorinë e peshave të lehta u përlesh me stafin e Conor McGregorit, pas fitores ndaj yllit të famshëm irlandez.

Momenti kur Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin të dorëzohet (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ylli nga Dagestani doli nga ‘Tetëkëndëshi’ dhe e sulmoi kolegun e McGregor, Dillon Danis, që më pas u shoqërua me incidente të tjera brenda dhe jashtë ‘Tetëkëndëshit’.


Para Vitit të Ri, babai i Nurmagomedovit, Abdulmanap, kishte thënë se Komiteti Atletik i Shtetit të Nevadës (NSAC) do ta suspendonte djalin e tij me nëntë muaj dhe me gjobë prej 500.000 dollarësh (439.840 euro).

Lajmet për KHABIB
Lexo po ashtu Lajmet për KHABIB

Ndërsa tash, edhe vet Khabib ka thënë se beson se do të qëndrojë jashtë për nëntë muaj, edhe pse mendon se mund të pezullohet deri në 12 muaj.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Të jem i sinqertë, nuk di asgjë për rikthimin tim. Duhet të presim. Në javën e ardhshme, në fund të këtij muaj, në fund të janarit, ata do të marrin një vendim për të ardhmen time”.

“Ndoshta do të më japim nëntë muaj ose një vit. Nuk e di”, ka thënë Nurmagomedov për Submission Radio.

Më tej, 30-vjeçari ka deklaruar se deri sa ta dëgjojë vendimin e NSAC nuk do të mendojë për kundërshtarin e ardhshëm. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=le9dQb1Enns

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori