Janë bërë dy javë që kryetarët e komunave veriore janë duke ushtruar funksionin e tyre. Disa në zyrat e tyre e të tjerë në zyrat për komunitete, kjo për shkak të protestave të vazhdueshme të qytetarëve nga komuniteti serbë si dhe nga strukturat kriminale serbe në veri. Këto komuna u përballën me protesta masive dhe të dhunshme, kur për pasojë të lënduar mbetën pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, 30 ushtarë të KFOR-it si dhe u sulmuan ekipet e mediave.
Telegrafi ka qëndruar një ditë më parë (e enjte) në dy komunat veriore , në Zveçan dhe Zubin Potok për të parë nga afër bllokadën nga protestuesit dhe sigurinë që kanë ofruar Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it.
Protestuesit e komunitetit serbë në dy komunat, Zveçan dhe Zubin Potok qëndronin jashtë, duke protestuar me këngë e valle dhe në mënyrë të qetë, por vazhdimisht ishin nën mbikëqyrjen e trupave të KFOR-it.
Telegrafi gjatë qëndrimit në këto dy komuna ka zhvilluar intervistë me dy kryetarët e këtyre komunave, Ilir Pecin nga Komuna e Zveçanit dhe Izmir Zeqirin nga Komuna e Zubin Potokut.
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, në një intervistë për Telegrafin ka treguar për ditën e parë të punës së tij, për sfidat me të cilat është përball si dhe punën rutinore që është duke e zhvilluar në zyrën për komunitete në fshatin Kelmend, të kësaj komune.
Peci tha se dita e parë e punës së tij ishte me disa probleme, por siç i quajti ai “të vogla”.
“Ditën e parë kam filluar në objektin e komunës së Zveçanit, në Zveçan. Ishte një ditë me disa probleme të vogla, por ia kemi dalë atë ditë. Siç dihet në komunën e Zveçanit ishin disa tubime të serbëve të pakënaqur. Morëm vendim së bashku me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe filluam punën këtu”, tha ai.
Po ashtu, kryetari Peci tha se janë duke punuar nga kjo zyrë, gjersa theksoi se punët janë duke shkuar mirë.
“Këtu kemi filluar punën shumë mirë, çdo gjë po na shkon mirë. Çdo gjë po shkon me kohë, me kabinetin tim…diku 80 për qind të drejtorëve i kemi zgjedh.
I pyetur nëse ka pas ndonjë takim me komunitetin serbë, ai tha: “deri më tani jo…vazhdimisht jam jo vetëm kryetar i shqiptarëve, por i gjithë qytetarëve të kësaj komune, i njëjtë për të gjithë. Ish kandidaten për kryetare që ka qenë nga komuniteti serb e kam emëruar nënkryetare të komunës…”.
Mirëpo, çfarë mendon Peci për qëndrimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe të Qeverisë së Kosovës, konkretisht të kryeministrit Albin Kurti, Peci potencoi: “Jemi në punën tonë si kryetar dhe punojmë për të gjithë qytetarët e komunës së Zveçanit. Sa i përket zhvillimeve, Qeveria e Kosovës i ka punët që do t’i kryejë. Ne i kemi punët tona, e shteti punët e veta”, ka thënë ndër të tjera Peci.
Pas Zveçanit, Telegrafi zhvilloi edhe një intervistë me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ai punën e tij është duke e kryer tek Zyra lokale për komunitete dhe Kthim në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.
Zeqiri për Telegrafin foli për tërë ecurinë e procesit së punës së tij nga dita e parë e në vazhdim.
Kryetari i komunës, theksoi se “ky proces zgjedhor, kaloi me sfida. Për mu ishte hera e dytë që kandidoi për kryetar komune dhe kishte sfida ky proces për shkak të bojkotit të Listës serbe….”.
“Me thënë të drejtën procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të qetë, ani pse bojkoti ishte i shumicës, pakica në komunën e Zubin Potokut dolën të gjithë. Dy subjektet ishim në garë, PDK dhe LVV…”
Por, a e kishte pritur Zeqiri gjithë këtë “zhurmë” nga komuniteti serbë?
Kryetari tha se ka menduar që nuk do të ketë probleme të mëdha, ani pse ishte bojkoti i shumicës serbe.
“Ditën kur shkuam, shkuam thjesht për të vizituar komunat. Dhe natyrisht unë si kryetar kisha pak siguri për mbështetje, duke e ditur pak a shumë se mund të ketë revolta…janë punëtorët e sistemit paralel a ku ta di unë…mirëpo, ajo çfarë ndodhi nuk ishte e pritshme për ne. Hasëm në revolta. Fillimisht para komunës nuk kishte pasur shumë njerëz, por të gatshëm…protestuan. Unë vazhdova tek stacioni policor dhe mbeta aty, por nuk zgjati shumë dhe me ato alarmet e tyre, ndodhi ajo çfarë ndodhi. Arrita që të hyjë në objektin e komunës dhe natyrisht ndërruam simbolet.
Nuk kam pritur revoltë të madhe të qytetarëve, megjithëse ata i kanë ato prapavijat e veta, të grupeve kriminale që natyrisht i detyrojnë shumicën e punëtorëve, por edhe të qytetarëve, të mbështetura nga Serbia dhe shërbimet ruse, e kanë bërë një efekt duke i rreshtuar, duke i instrumentalizuar një pjesë të madhe të qytetarëve dhe ndodhi çfarë ndodhi”, tha ai.
Tutje gjatë intervistës u shpreh se aktualisht protestuesit janë qetësuar, duke uruar që kjo situatë të qetësohet në përgjithësi.
Zeqiri potencoi se procesi i bërjes së kabinetit të tij është vonuar për shkak të kohës që ia kanë dhënë komunitetit serbë për të bashkuar.
Por siç theksoi ai, tani është koha që ta formojë gjithë kabinetin me boshllëqet që i kanë mbetur.
“Prej fillimit, tani dhe herëve tjera, do t’i kisha ftuar që të na bashkohen…Me thënë të drejtën kemi mbet me proces pak a shumë të themelimit të kabinetit për shkaqe të pritjes…shumica edhe pse nuk ka dal në zgjedhje të bashkohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, natyrisht shumicën e dikastereve…do ta plotësojë boshllëkun…Akoma jemi në proces e sipër të organeve të komunës, por punojmë çdo ditë sapo mundemi për të plotësuar të gjitha dikasteret në kabinetin tim”.
I pyetur se a është i gatshëm të shkojë në Komunë të Zubin Potokut për ta ushtruar funksionin e tij si kryetar, ai tha: “Po me siguri, ne jemi të gatshëm. Çdo ditë kemi informacione rreth situatës se çfarë po ndodh rreth objektit të komunës. Jemi të gatshëm çdo moment të shkojmë në zyrat tona. Edhe këtu janë zyrat komunale, janë aneks zyre të komunës..këtu janë disa dikastere që veprojnë e të cilat kanë vepru në shërbim të të gjithë qytetarëve siç janë regjistrimi civil, zyra për lëshimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve dhe regjistrimit të kerreve. Drejtoria e çështjeve sociale, të cilat janë për të gjithë qytetarët e komunës…”.
Por, si i sheh Zeqiri zhvillimet në vend për shkak të situatës në veri?
“Unë pak i shoh një presion me padrejtësi që po na bëhet në gjithë këtë proces. Nuk ka qenë dhe nuk është synimi ynë që të dominojë dikush, thjesht jemi duke e kryer një punë kushtetuese dhe ligjore. Dhe gjithë që po na bëhet neve dhe qeverisë për mu është pak brengosëse, por edhe nuk po mundem akoma me kuptu. Ne asgjë s’po bëjmë jashtë asaj, përveç se po punojmë për të shtrirë rend dhe ligjin për të gjithë qytetarët. D.m.th e shoh një sulm që po i bëhet rendit dhe ligjit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera Zeqiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A