Këto do të jenë ministrat e propozuar nga Zoran Zaevi?

Kryesia Qendrore e LSDM-së po mban mbledhje në të cilën do të vendosin për emrat që do të udhëheqin me ministritë e mbetura, pasi tashmë dihet se me cilat resore do të udhëheqin partitë shqiptare.
Sipas TV24, emrat e ministrave të ardhshëm do t'i propozojë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, të cilët jozyrtarisht do të jenë këto:
- Radmilla Sheqerinska - ministre e Mbrojtjes
- Oliver Spasovski - ministër i Punëve të Brendshme
- Dragan Tevdovski - ministër i Financave
- Nikolla Dimitrov - ministër i Punëve të Jashtme
- Renata Deskovska - ministre e Arsimit
- Ljupço Nikollovski - ministër i Bujqësisë
- Mila Carovska - ministre e Punës dhe Politikës Sociale
- Robert Allagjozovski - ministër i Kulturës
- Damjan Mançevski - ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
- Goran Sugarev - ministër i Transportit dhe Lidhjes.
- Edmond Ademi, ministër pa resor
- Koço Angjushev, ministër pa resor
Është e mundur që kjo listë të pësojë ndryshime, ndërsa ajo zyrtare dhe përfundimtare do të dihet pas mbledhjes së LSDM-së./Telegrafi/




















































