Nuk ka dyshim se rrugët publike mund të jenë të rrezikshme dhe në shumicën e rasteve, rreziku vjen nga shoferët e tjerë.

Ajo që shumica prej nesh nuk presin, megjithatë, është që “një gomë e shkëputur nga një makinë tjetër” të kthehet në një rrezik serioz sigurie.


Sidoqoftë, kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një gruaje në Connecticut javën e kaluar, përcjell Telegrafi.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, ajo ishte duke lëvizur në një rrugë kur, nga askund, një gomë fluturoi mbi ndarësen e rrugës dhe u përplas në makinën e saj.

Ndërsa shpejtësia e saktë që ajo po udhëtonte është e paqartë, dëmi ishte katastrofik. Goma goditi xhamin e saj dhe shkaktoi thyerje në disa anë.

Por edhe çatia e makinës ishte në disa pjesë e dëmtuar, gjithashtu.

Për më keq, edhe gruaja pësoi "lëndime traumatike" dhe autoritetet e dërguan atë në spital për vlerësim shtesë. /Telegrafi/