Eden Hazard dhe N’Goli Kante ishin dy nga futbollistët më të mirë në fitoren e Chelseat ndaj Manchester Unitedit.

Chelsea ka arritur të deklasoj ‘Djajtë e Kuq’ në derbin e javës së nëntë të Ligës Premier duke i mposhtur me rezultat 4-0, ku Eden Hazard dhe N’Golo Kante ishin dy nga më meritorët.


Anësori belg i sulmit kishte statistika brilante në këtë takim, duke bërë shumë pasime të sakta, driblime, shanse të krijuara, por edhe një gol të shënuar.

Statistika superiore kishte edhe mesfushori francez, i cili kompletoi një përqindje të madhe të pasimeve të sakta, ndërpreu aksione dhe shënoi gjithashtu një gol. /Telegrafi/

Statistikat e Eden Hazard ndaj Man Utd:82% pasime të sakta 5 driblime 4 goditje në portë 2 duele të fituara në top 1 shanse të krijuara 1 gol

ngolo-kante

Statistikat e N'Golo Kantes ndaj Man Utd:88% pasime të sakta 65 pasime 5 ndërprerje të aksioneve 2 shanse të krijuara 2 bllokime 1 gol

telegrafi sport app