LAJMI I FUNDIT:

Këto janë padyshim këpucat më të suksesshme të sezonit

Këto janë padyshim këpucat më të suksesshme të sezonit

Të gjitha koleksionueset e modës, të dashuruara pas Chanel.

Nëse flasim për këpucët “It” të kohëve të fundit, padyshim që ndërmend na vijnë vetëm dy modele.


Sezonin e kaluar, ‘shapkat’ e sheshta Gucci me kontur pellushi në pjesën e pasme, u shndërruan në një hit të vërtetë, ndërsa këtë sezon, një tjetër model i ka çmendur fashionistat.

Siç u vu re dhe përgjatë Muajit të Modës, vështirë të gjeje një blogere apo redaktore mode, që të mos kishte sjellë me vete ‘shapkat’ Chanel.

Me pjesën e majës të zezë dhe me perlën karakteristike të mbështjellë me gjarpër në pjesën e takës, kjo këpucë është padyshim më e suksesshmja e këtij sezoni.

Me një vlerë prej 1100 dollarësh, ‘shapkat’ Chanel vijnë në tre versione ngjyrash dhe siç shihet nga fotot e rrugës, mund të kombinohen pa frikë me çdo gjë.

1

2

3