Pilates, teknika për një trup tonik dhe linjë perfekte, është një lloj gjimnastike e krijuar para 80 vitesh nga gjermani Joseph Pilates, dhe ka qënë e vetmja teknikë e aftë për t’i ofruar trupit një stërvitje komplete.

Përveç që ndihmon trupin të arrijë format e përkryera, pilates njihet edhe si një prej aktiviteteve fizike e cila qetëson mendjen dhe shpirtin duke ju lënë të relaksuar pas ushtrimeve.


44fab828 1087 41cd bb99 247d842b6259

Vikendin e kaluar, brendi i njohur shqiptar i veshjeve sportive COHL’S organizoi një fundjavë relaksuese dhe me aktivitete të ndryshme e cila i bashkoi disa prej vajzave më të dashura dhe të bukura në trevat shqiptare.

“Relax & Recharge with Pilates by COHL’S” ishte emri që i ishte dhënë këtij organizmi të mbajtur në Dhërmi, gjatë të cilit duket se vajzat e kanë shijuar në maksimum.

b3618ab2 786b 4fa9 bb55 f9c60092cc3a

Pjesëmarrëset ishin emra të njohur të ekranit dhe nga fusha të ndryshme si: Viola Spiro, Klea Huta, Kejsi Tola, Arjola Shehu, Kiara Tito, Sara Kolami, Kristina Bakiu dhe Xhesika Trola.

9b55fc64 5bde 4565 978e 1a889b065bbc

Ky aktivitet u konceptua që t’i ofrojë komoditet sa më të lartë vajzave dhe për këtë arsye gjithçka është menduar me detaje për të sjellë qetësi dhe kënaqësi për bukuroshet shqiptare. Për secilën prej tyre është përgaditur një dhuratë me veshje sportive dhe veshje plazhi nga COHL’S, veshje këto të personalizuara sipas stilit, ngjyrës së lekurës, dhe fizikut të secilës.

43737cfb 04f4 4610 ba94 88805934a2bd

Më e veçanta e kësaj fundjave ka qenë orari i zhvillimit të klasave i cili ju ka mundësuar të shijojnë bukuritë e rralla natyrore të Shqipërisë. Klasa e parë është mbajtur nën pamjet mahnitëse të perëndimit të diellit ndërsa klasa e dytë në agim, dhe i ka mundësuar vajzave të shijojnë pamjet përrallore të lindjes së diellit bashkë me ngjyrat e arta vezulluese dhe freskinë e mëngjesit .

53789853 5ef0 49bd b102 c5d730a07bf1

Të gjitha klasat janë mbajtur nën tingujt e dallgëve në ballkonin e plazhit të një prej resorteve më të mira të Dhërmiut.

3ec026c5 2c76 45f5 9212 ab1a10f309ab

E veshjet sportive të dhuruara nga COHL’S kanë bërë që pushimi gjatë funjavës të jetë më i rehatshëm se kurrë më parë.