Këto janë 15 blerjet më të dështuara në histori të Barcelonës – Lojtarë që u blen miliona euro, por dështuan në Cam Nou (Foto)

Barcelona ka blerë disa nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, madje edhe nga ataqë kanë fituar edhe Topin e Artë.
Emra si Johan Cruyff, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho dhe Samuel Eto'o ka zbritur në Nou Camp.
Ndërsa tani janë blerë lojtarë që po ashtu po shkëlqejnë si Neymar dhe Luis Suarez.
Deri më tani Barcelona nuk ka bërë asnjë goditje përveç Gerard Deulofeu, i cili është kthyer, ndërsa pretendohen edhe tri apo katër blerje të reja.
Ernesto Valverde i ardhur së fundmi si trajner, vetëm ka bërë planin për blerjet. Por Barcelona nuk ka fat gjithmonë me transferime, pasi shumë lojtarë edhe pse janë blerë me miliona, kanë dështuar me fanellën Blaugrana.
Goal.com i ka renditur 15 blerjet më të dobëta të Barcelonës. /Telegrafi/
EMMANUEL AMUNIKE | Nga Sporting CP | €3m | 1996


















































