Forumi Ekonomik Botëror publikoi raportin vjetor mbi ekonomitë me konkurruese, një vlerësim që bëhet përmes analizave në detaj të disa sektorëve.
E mes kategorive që vlerësohen nga ekspertët e këtij forumi është ajo që ka të bëjë me aktivitetin e krimit të organizuar, pra indeksi i sigurisë. Pasiguria për jetën, pronën, shantazhet, kërcënimet e deri tek vrasjet e konkurrentëve janë metodat më të zakonshme të mafias dhe të gjitha këto pengojnë zhvillimin ekonomik të një vendi.
Por cilat janë vendet që futen në kategorinë “të zhvilluara” me aktivitetin më të fortë dhe të ashpër të mafias? Janë 11 të tilla, që të gjitha anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD).
Greqia – Ka një flotë tregtare tejet të fuqishme dhe pozicioni gjeografik e bën nyje lidhëse ku operojnë shumë grupe mafioze që fusin drogë dhe klandestinë nga Azia drejt Bashkimit Europian.
Franca – Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës vuan ende pasojat e aktivitetit të fuqishëm që dikur ka patur mafia korsikane, që në kulmin e fuqisë së vet arrinte të depërtonte në Shtetet e Bashkuara heroinë në vlera miliarda dollarësh.
Izraeli – Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendi ftoi të gjithë hebrenjtë që jetonin në ish-republikat sovjetike dhe në Rusi që të jetonin aty. Por jo të gjithë udhëtuan për “punë të ndershme”. Disa prej tyre shpejt krijuan bandat dhe grupe të rrezikshme kriminale, që zgjeruan me shpejtësi aktivitetin nga ai me klandestinë, drogë e deri tek armët. Dy figurat kryesore janë Zeev Rosenstein dhe Itzhak Abergil, që të dy të ekstraduar në Shtetet e Bashkuara tashmë.
Gjermania – I ndihmuar nga fluksi i refugjatëve, krimi i organizuar po fuqizohet gjithnjë e më shumë. Të rinj emigrantë në nevojë po përdoren si korrierë në masë, çka ka rritur shitjet dhe fitimet për organizata të ndryshme mafioze.
Koreja e Jugut – Grupet kriminale të njohura në vend si “Kkangpae” dhe janë të ngjashme me Jakuzat e famshme japoneze. Të pamëshirshme dhe me lidhje të forta në gjithë Azinë Lindore, këto grupe kanë celula autonome që identifikohen përmes tatuazheve trupore.
SHBA – Është tregu më i madh i kokainës, që mbërrin nga vendet e Amerikës Jugore, kalon kryesisht përmes Meksikës e më pas shpërndahet në shtetet amerikane. Ky trafik vlerësohet në miliarda dollarë çdo vit, shuma që ndihmojnë grupet kriminale që të ruajnë aktivitetin e tyre, pavarësisht luftës së ashpër të DEA-s dhe autoriteteve të tjera.
Sllovakia – Renditet në vendin e dytë me krimin e organizuar më të fuqishëm në Europë. Grupet mafioze në këtë vend janë të fuqishme dhe besohet me lidhje të forta me mafian ruse. Vetëm së fundmi u publikuan tre lista me dhjetra emra që besohet se janë aktivë në botën e nëndheshme, ku nuk mungonin biznesmenë të njohur vendas.
Turqia – Është porta hyrëse drejt Bashkimit Europian. Grupet kriminale që veprojnë në territorin e saj janë të shumta dhe shpesh ndërthuren edhe me ato terroriste. Aktiviteti kryesor është trafiku u heroinës afgane, por janë aktivë edhe në trafikun e klandestinëve, shantazhet, kërcënimet dhe grabitjet.
Hungaria – Thuajse si gjithë vendet e tjera të ish-bllokut komunist, edhe këtu grupet kriminale u ngritën dhe fuqizuan duke përfituar nga dobësia e institucioneve shtetërore gjatë tranzicionit. Vlerësohet si një ndër mafiet më të kujdesshme që vepron në Europë dhe me lidhje të forta me grupe të tjera të fuqishme johungareze, transmeton tch.
Italia – Jo më kot njihet edhe si “shtëpia e mafias”. Është vendi më problematik në Bashkimin Europian me krimin e organizuar, duke u renditur e 122 nga 138 vendet e analizuara nga OECD. Aktiviteti i mafias në këtë vend shtrihet thuajse në të gjitha fushat, që nga trafiku i drogës, ai i njerëzve, prostitucioni, ai i plehrave e të tjera. Por ajo që bën më të rrezikshme grupet mafioze të Italisë, kryesisht Ndrangetën kalabreze, është se në heshtje kanë infiltruar paratë e pista në ekonomitë formale të vendeve kryesore të BE-së, SHBA e Australi. Përpara se të linte Rajonin e Kalabrisë për në Romë, kryeprokurori Giuseppe Pignatone deklaroi: “Ndrangeta po kolonizon botën”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-14-e1739715530231-780x439.jpeg)
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën
![Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-144-780x439.jpg)
Agjenti ukrainas udhëtoi në Moskë për të vendosur eksploziv nën radarin anti-dronë
![Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-146-780x439.jpg)
Tanku rus sulmohet nga artileria ukrainase, nga frika se do të hidhet në erë shkelë ushtarët e vetë
![Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-150-780x439.jpg)
Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë