LAJMI I FUNDIT:

Këtë verë, shprehu me Galaxy Z Flip

Këtë verë, shprehu me Galaxy Z Flip

Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare për konsumatorët shqiptarë.

Tiranë, Shqipëri, 8 qershor 2020 – Më në fund, Galaxy Z Flip, një nga pajisjet më inovatore të vitit dhe një aksesor modern vjen edhe në Shqipëri. I guximshëm dhe elegant njëkohësisht, Galaxy Z Flip është i dizajnuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre. E veçanta e këtij telefonit është se xhami i palosshëm, e bën atë të parin në llojin e tij. Me një ekran 6.7 inç, Galaxy Z Flip thyen ligjet e fizikës dhe duke u palosur në një mënyrë shumë elegante dhe kompakte, ai përshtatet shumë mirë në pëllëmbën e dorës suaj. Falë një Hideaway Hinge inovativ dhe UX të krijuar posaçrisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm e tashmë dhe konsumatorët shqiptarë, do të kenë mundësinë të kenë në dorë këtë smartphone elegant që ofron një përvojë unike.

Moda Takon Teknologjinë


Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.

Model që përshtatet në xhepin tuaj – I krijuar për t’u mbajtur kudo me vete, Galaxy Z Flip ka aftësinë të paloset në madhësinë e një portofoli, kështu që lehtësisht mund ta vendosni në xhep ose çantë. Kur mbyllet, është një pajisje kompakte dhe me stil, në madhësinë e pëllëmbës së dorës, por kur hapet, madhësia e ekranit gati dyfishohet për të zbuluar një ekran mahnitës 6.7-inç. Me Galaxy Z Flip e sigurtë që do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve, sepse shumë llojshmëria e paletës së ngjyrave, cepat e rrumbullakosur me shkëlqim dhe karakteristika e palosjes e bëjnë këtë smartphone unik në llojin e tij.

Ekrani i Parë i Palosshëm prej Xhami i Samsung – Galaxy Z Flip përmban një Ekran Infinity Flex me Ultra-Thin Glass (UTG) të përkulshëm, teknologji e patentuar nga Samsung, duke e bërë atë më të hollë me një pamje brilante dhe ndjesi që nuk është provuar kurrë nga një pajisje e palosshme.

Përvoja Tjetër e Palosshme 

Galaxy Z Flip është i ndërtuar për t’iu përshtatur stilit modern dhe në lëvizje të jetës. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot. Pa qenë nevoja të përdorni duart, me Galaxy Z Flip, tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta.

Kur Galaxy Z Flip hapet, mund të qëndrojë i hapur në kënde të shumta, duke ju mundësuar të kapni më shumë nga bota përreth jush, të shkrepni selfie që tregojnë më shumë për atë çka ndodh rreth jush e biseda dhe video shprehëse me Google Duo, të gjitha të realizuara pa përdorur duart.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Google, Samsung hartoi Flex Mode, një përvojë të krijuar posaçërisht për përdoruesin, për faktorin unik të formës së palosshme përpara të Galaxy Z Flip. Kur pajisja është në gjendje të lirë, ekrani ndahet automatikisht në dy ekrane 4 inç, në mënyrë që të shikoni me lehtësi imazhe, përmbajtje ose video në gjysmën e sipërme të ekranit dhe t’i kontrolloni ato në gjysmën e poshtme. Lundroni me lehtësi në YouTube3, shikoni përmbajtje në ekranin lart teksa kërkoni për video të tjera, lexoni përshkrime dhe komentoni në ekranin poshtë.

Ju mund të krijoni përmbajtje për mediat sociale nga këndi më i mirë dhe të shijoni regjistrimin e videos me një raport 16: 9 që është i përsosur për postime në platformat e mediave sociale, pa duar , pasi nuk ka nevojë për tripod mbajtës. Kapni video mahnitëse me Night Hyperlapse ose foto të gjalla me dritë të ulët me Night mode.

Pavarësisht nëse Galaxy Z Flip është i mbyllur, i vendosur vertikalisht ose i hapur, ju kurrë nuk do të humbisni një mesazh, thirrje ose kujtesë. Kur është i mbyllur, kontrolloni datën, kohën dhe gjendjen e baterisë me një shikim në ekranin kapak 4 . Merrni njoftime në kohë reale, në mënyrë që t’i përgjigjeni lehtë një thirrje ose t’i përgjigjeni një teksti thjesht duke shtypur njoftimin dhe duke shpalosur Galaxy Z-ip tuaj.

Bëni shumë gjëra njëherësh me Multi-Active Windoë! Thjesht hapni Multi-Window Tray për të hapur dhe mbyllur aplikacionet që dëshironi të përdorni. Shikoni një artikull mbi trendet më të fundit të modës në pjesën e sipërme, teksa blini veshjet dhe aksesorët tuaj të preferuar në pjesën e poshtme5.

Ekosistemi Galaxy

Galaxy Z Flip sjell ekosistemin Galaxy në përvojën e tij të re të palosshme. Ai prezanton denjësisht performancën dhe karakteristikat inovative në kamera, ekran, bateri, siguri si dhe shërbime si Samsung Health, Samsung Pay, Samsung Knox dhe më shumë 6. Shijoni një përvojë të gjithanshme të kamerës me kapjen e videos 4K, Live Focus dhe regjistrimin Super Steady7. Galaxy Z Flip përmban një sistem të dyfishtë të optimizuar të baterisë që mban më shumë energji pa marrë më shumë hapësirë ​​– dhe karikim të shpejtë të lidhur ose ëireless. Gjithashtu, me Wireless PowerShare8 , ju mund të karikoni Galaxy Z Flip wireless me anë të Galaxy Buds, Galaxy Watch ose edhe pajisjen e një miku. Samsung Knox mbron përdoruesit dhe pajisjet e tyre nga çipi deri në nivelin e softuerit dhe merr përditësime mujore dhe tremujore të sigurisë. Përdoruesit gjithashtu marrin shërbime që mundësojnë pagesa të sigurta me Samsung Pay, monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies me Samsung Health, dhe qasje në më shumë se 5000 produkte inteligjente Samsung dhe partnere përmes SmartThings.

Disponueshmëria

Galaxy Z Flip do të dalë në treg në Shqipëri nga 15 qershori në ngjyrat Black dhe Bloom, për ALL 185,000. Për më shumë informacione rreth Galaxy Z Flip, ju lutem vizitoni neës.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com or www.samsung.com/galaxy.

1 Matjet e ekranit janë diagonale, dhe zona e shikueshme aktuale është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura dhe vrimat e kamerës.
2 Matjet e ekranit janë diagonale, dhe zona e shikueshme aktuale është më e vogël për shkak të qosheve të rrumbullakosura dhe vrimat e kamerës.
3 Përputhshmëria e Flex Mode me YouTube do të jetë në dispozicion në të ardhmen e afërt me Android Support Library.
4 App Contuinity funksionon me aplikacione të zgjedhura; aplikacione të pajtueshme që rriten përmes zhvilluesve të palëve të treta
5 Funksionon me aplikacione të zgjedhura.


6 Bazuar në jetëgjatësinë mesatare të baterisë në kushte tipike të përdorimit. Performanca mesatare e pritur bazuar në përdorimin tipik. Jeta e baterisë faktike varet nga faktorë të tillë si rrjeti, tiparet e zgjedhura, frekuenca e thirrjeve dhe zëri, të dhënat dhe modelet e tjera të përdorimit të aplikacionit. Rezultatet mund të ndryshojnë.
7 Regjistrimi Super Steady i disponueshëm vetëm në kamerën e pasme
8 Ëireles Poëer Share punon me shumicën e pajisjeve të çertifikuara. Kërkon bateri minimale 30% për ta ndarë. Shpejtësia dhe efikasiteti i energjisë së ngarkesës ndryshon nga pajisja. Mund të mos funksionojë me disa pajisje shtesë ose pajisje të tjera të prodhuesit. Nëse keni probleme me lidhjen ose karikimi është i ngadaltë, hiqni çdo cover nga secila pajisje. Mund të ndikojë në pritjen e thirrjeve ose shërbimet e të dhënave, në varësi të mjedisit tuaj të rrjetit.