Këtë javë dy seanca, Kusari – Lila arsyeton mospërmbushjen e agjendës legjislative, flet për “Ballkanin e Hapur”
Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë që sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative ka thënë se ka qenë shumë ambicioze. Ka folur edhe për “Ballkanin e Hapur”, për çka ka thënë se Kosova nuk përfiton asgjë nga pjesëmarrja në këtë samit.
Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Kusari -Lila ka bërë të ditur se të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, ndërsa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, ku do të shqyrtohen afër 40 projektligje.
“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet ditën e premte, më datë 24 dhjetor, ndërsa ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi Inspektimet, ligj ky i cili u dakorduam që të kalojë në Kuvend në procedurë të shpejtë, si pjesë e pakos së tri ligjeve të reformës së përgjithshme, të ndërlidhura me asistencë për Kosovën nga Banka Botërore”, ka thënë ajo.
Sa i përket asaj se sa është përmbushur agjenda parlamentare, Kusari – Lila ka thënë se kjo e fundit ka qenë shumë ambicioze, derisa ka shtuar se nuk mund të flasë për përqindje pasi që disa projektligje ende janë në procedura.
Ndonëse mazhoranca u kritikua nga Partia Demokratike e Kosovës për mospërmubushje të agjendës legjislative, u.d. shefja e GP të LVV-së tha se ka pasur dinamikë të punës së Kuvendit, por që është penguar nga zgjedhjet lokale.
“Agjenda legjislative ka qenë shumë amicioze, ndërsa ne kemi pasur ngarkesë në shumë procese, të cilat e kanë përcaktuar periudhën aktive të punës së Kuvendit. E para ka qenë se Kuvendi ka filluar të funksionojë si duhet vetëm pas zgjedhjes së Presidentes, në prill të këtij viti, atëherë kur bëheshin përpjekje të GP për të shkuar në një proces kredibil, i cili nuk do të shtynte vendin në zgjedhje tjera dhe ajo ndodhi. Pastaj, kemi pasur zgjedhjet lokale, gjë që ka ndikuar. Megjithatë në periudhat tjera kemi pasur një dinamikë të përshpejtuar dhe ne nuk mund të themi se sa kemi arritur të plotësojmë agjendën legjislative në përqindje vetëm pas mbylljes së sesionit vjeshtor”, tha ajo derisa shtoi se një numër projektligjesh janë në procedurë.
Samitin “Ballkani i Hapur”, i cili së fundmi mori pëlqimin e Bashkimit Evropian, Kusari – Lila e ka quajtur pengesë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për një iniciativë në të cilën trajtohet si e barabartë.
“Sa i përket ‘Open Balkan’, vetëm një gjë dua të them, se edhe në marrëveshjet e ‘Open Balkan’ Kosova referohet si shtet që është subjekt i vendimeve të dialogut. Do të thotë, për Kosovën nuk ka asnjë përfitim të vetëm në raport me pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Z. Rama e dinë këtë, z. Zaev e dinë këtë, z. Vuçiq e dinë këtë. Ata po mundohen që bashkëpunimet ndërmjet vete t’i mbulojnë me të tjerët, në të kundërtën për Kosovën nuk do të ndryshojë asgjë. Kosova do të mbetet peng i diskutimit në Bruksel, gjegjësisht vendimeve nga dialogu”, theksoi ajo derisa përmendi disa nga problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës për shkak të politikave të Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri