Riyad Mahrez është futbollisti që ka bërë më shumë driblime gjatë sezonit të fundit në kampionatin anglez.

Mesfushori i Leicester Cityt ka arritur të lë mbrapa shumë emra të mëdhenj duke kompletuar gjithsej 131 driblime në sezonin 2015/16 të Ligës Premier.


Pas Mahrezit, renditet i padëshiruari i Manchester United, Wilfried Zaha, i cili ka kompletuar 127 driblime.

Në vendin e tretë gjendet mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit, Ross Barkley, i cili ka bërë 115 driblime në sezonin e fundit.

Listën e përmbyll sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez që ka dribluar në 101 raste. /Telegrafi/

Dribluesit më të mirë të sezonit 2015/16 në Ligën Premier: Riyad  Mahrez – 131 driblime Wilfried  Zaha – 127 driblime Ross  Barkley – 115 driblime Alexis Sanchez – 101 driblime  

telegrafi sport app