Dimitri Payet është futbollisti që ka bërë më shumë asistime në kampionatin anglez deri më tani në vitin 2016.

Mesfushori me tipare sulmuesi i West Ham është duke kaluar në formën më të mirë jetësore dhe këtë e tregojnë edhe statistikat individuale.


Payet, vetëm gjatë vitit 2016 ka arritur të bëj plot 13 asistime për bashkëlojtarët e tij, duke lënë pas vete emra të mëdhenj, shkruan Telegrafi.

Pas francezit vjen mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, i cili ka bërë 10 asistime, ndërsa në vendin e tretë James Milner, që me Liverpoolin ka bërë nëntë asistime në vitin 2016.

Vendi i katërt është i rezervuar për futbollistin e Southampton, Dusan Tadic me tetë asistime, teksa pas tij vjen sulmuesi i Chelseat, Diego Costa me shtatë asistime. /Telegrafi/

Asistime në Ligën Premier në vitin 2016:Dimitri Payet                                         – 13 asistime Christian Eriksen                                   – 10 asistime James Milner                                         – 9 asistime Dusan Tadic                                           – 8 asistime Diego Costa                                            – 7 asistime

telegrafi sport app