LAJMI I FUNDIT:

Këta janë 15 sauditët të cilët fluturuan me aeroplan për në Turqi, para vrasjes së Jamal Khashoggit (Foto)

Këta janë 15 sauditët të cilët fluturuan me aeroplan për në Turqi, para vrasjes së Jamal Khashoggit (Foto)

Arabia Saudite ka arrestuar 18 vetë dhe shkarkoi pesë zyrtarë të lartë qeveritarë, si pjesë e një hetimi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë dokumente që ai duhej të martohej.

Pas disa javësh duke thënë se ai u largua nga konsullata gjallë, administrata saudite më vonë pranoi se Khashoggi u vra atje, duke fajësuar për vdekjen e tij një grup të operativëve mashtrues të Arabisë Saudite.


Burime turke, megjithatë thonë se 15 operativë të inteligjencës saudite fluturuan në Stamboll në dy aeroplanë privatë përpara se Khashoggi të vritej dhe trupi i tij të shpërbëhej.

Dhe siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, pjesa më e madhe e grupit prej 15 vetash ka punuar për ushtrinë, shërbimet e sigurisë ose të shërbimit të fshehtë saudit, duke përfshirë edhe në gjykatën mbretërore, sipas zyrtarëve turq dhe burimeve me lidhje me gjykatën mbretërore.

Vrasja e Jamal Khashoggit, ka një arsye pse Donald Trump po e “shfajëson” Arabinë Saudite!
Lexo po ashtu Vrasja e Jamal Khashoggit, ka një arsye pse Donald Trump po e “shfajëson” Arabinë Saudite!

Madje, raportet thonë se ministria e jashtme saudite, e kryesuar nga Adel al-Jubeir, lëshoi pasaportat për skuadrën për të hyrë në Turqi.

Aeroplanët privatë nga Riadi për në Stamboll dhe mbrapa u dhanë nga një kompani në pronësi të qeverisë saudite.

Gazeta e Turqisë, Sabah, publikoi ato që tha se ishin fotografitë e burrave të marra nga pamjet e kamerave të sigurisë në aeroport, dy hotelet që ata kontrolluan shkurtimisht, konsullatën dhe vendbanimin e konsullit.

Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)
Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Kështu, siç thuhet tutje, Saud al-Qahtani, 40 vjeç, është figura më e lartë e implikuar në vrasjen. Ai besohet të jetë krahu i djathtë i princit Mohammed.

Qahtani, megjithatë, nuk ishte pjesë e skuadrës prej 15 anëtarësh që fluturuan për në Turqi.

Rreth shtatë minuta grindje ndërmjet Jamal Khashoggit dhe sauditëve: Mediat turke publikojnë detajet e tmerrshme të “kasetës”
Lexo po ashtu Rreth shtatë minuta grindje ndërmjet Jamal Khashoggit dhe sauditëve: Mediat turke publikojnë detajet e tmerrshme të “kasetës”

Në këtë drejtim, Al Jazeera, ka publikuar emrat e të tjerëve, të cilët kishin fluturuar për në Turqi: Salah al-Tubaigy, Maher Mutreb, Meshal Saad Albostani, Mustafa Mohammed al-Madini, Abdulaziz Mohammed al-Hawsawi, Thaar Ghaleb al-Harbi, Mohammed Saad al-Zahrani, Khalid Aedh G al-Otaibi, Waleed Abdulla al-Sehri, Naif Hassan al-Arifi, Mansour Othman M Abahussain, Fahad Shabib al-Balawi, Saif Saad al-Qahtani, Badr Lafi M al-Otaibi, Turki Musarref M al-Sehri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Kalo në kategori