Kessie pritet të largohet në janar nga Milani

244:"VERONA, ITALY - SEPTEMBER 15: Frank Kessie of AC Milan in action during the Serie A match between Hellas Verona and AC Milan at Stadio Marcantonio Bentegodi on September 15, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Franck Kessie nuk është aspak i kënaqur me klubin e tij Milan.
Mesfushori afrikan vendosi të qëndronte në Milan gjatë verës pasi synonte që të luftonte për trofe me klubin.
Por fillimi i këtij edicioni ka treguar se Milani është larg për t’i rivalizuar ekipet tjera në Serie A për të fituar trofe.
Mediat italiane kanë raportuar se Kessie ka vendosur që në janar të largohet nga Rossonerët.

22-vjeçari ka dy opsione për ta vazhduar karrierën, në Angli dhe Francë.
Wolverhampton Wanderers mbetet skuadra më e interesuar dhe favorite për të, ndërsa në garë është fuqishëm edhe Monaco.
Milani është gati ta shes yllin e saj, por fillimisht duan që të vije një ofertë prej 40 milionë eurove. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































