Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë është hapur sërish pas renovimit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujari Gashi ka thënë se investimi i vazhdueshëm në ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë siguron përmirësim të cilësisë së shërbimeve të shëndetit parësor në kryeqytet, transmeton Telegrafi.


“Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente janë renovuar e inventarizuar tërësisht të gjitha hapësirat e objektit, hapësirat e parkimit dhe oborrin me hapësirat e gjelbërimit rreth objektit. Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vazhdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/Më poshtë disa nga fotografitë e Qendrës së Mjekësisë Urgjente pas renovimit:

122524870 3486215791401316 1559072581326586229 n

122387411 3486215414734687 9063921732848470493 n

122192709 3486215561401339 5897788928821494940 n

122192709 3486215321401363 5449584535776451152 n

122275742 3486215701401325 4849902071208453981 n

122323708 3486215601401335 6634932744887452055 n