LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mban sot mbledhje

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mban sot mbledhje

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë sot mbledhje në orën 19:00.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend, ndërsa mbajtjen e mbledhjes e ka konfirmuar për Telegrafin Presidenca e Kosovës.

Telegrafi merr vesh se takimi mbahet në orën 19:00.


Ndryshe, kriza në Ukrainë ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë në rajon.

Në Ukrainë sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, Ky shtet u u ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.

Agresionin e Rusisë ndaj dy krahinave në lindje të Ukrainës e kanë dënuar krerët e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, SHBA, BE dhe vende të tjera kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Lidhur me situatën në Ukrainë dhe vizitën e paralajmëruar të shefit të Shërbimeve të sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev në Beograd për Telegrafin kanë folur edhe nga Presidenca e Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, tha për Telegrafin se tendencat e Rusisë për destabilizim të rajonit, duke e përdorur Serbinë si aleate, janë të kamotshme.

“Kriza në Ukrainë, padyshim se mund të ketë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Tendencat e Rusisë për destabilizim të rajonit, duke e përdorur Serbinë si aleate, janë të kamotshme. Serbia dhe Rusia kanë bashkëpunim politiko-ushtarak, i cili është në shërbim të synimeve hegjemoniste të tyre dhe paraqet rrezik për paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha ai.

Sipas tij, bota demokratike duhet me vendosmëri t’i përgjigjet Putinit dhe satelitëve të tij sepse me veprimet prej agresori, Rusia nuk e kërcënon vetëm atë rajon, sfida bie mbi gjithë Evropën, ndaj duhet unitet dhe vendosmëri kundrejt tendencave të Rusisë dhe Serbisë.

“Kosova mbështet Ukrainën dhe është kundër agresionit të Rusisë”, u shpreh Kupina.

Sipas tij, kjo vizitë dhe deklaratat e Vuqiçit dëshmojnë së Rusia dhe Serbia target të ardhshëm e kanë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori