Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka komentuar pjesën për Vettingun në raportin e Komisionit Evropian si dhe ndërprerjen e komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Sallahu, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, theksoi se është i bindur që problemi i mos-komunikimit është tek reforma në sistemin e drejtësisë dhe Vettingun.
“Unë jam i bindur që problemi i tyre është me Vettingun, ose reforma në sistemin e drejtësisë. Problemi i mos-komunikimit me Ministrinë e Drejtësisë është Vettingu dhe reforma në drejtësi”, tha Sallahu.
Ai u shpreh se në të gjitha proceset, prokurorët do të ftohen për të dhënë kontributin e tyre, por nuk është në kompetencën e tyre që t’i sjellin me patjetër nëpër grupe punuese e mbledhje.
“Ne si ministri do t’i ftojmë, është çështje e tyre nëse vijnë ose jo. Nuk është në kompetencën tonë që ata me i sjell me zor këtu”, tha Sallahu, për Telegrafin.
Sallahu tha se nga prokurorët kanë kërkuar punë dhe për këtë qëllim kanë shtuar edhe bashkëpunëtorët.
“Nuk ka njeri të gjallë që mundet me ndal një reformë që e zhbllokon prokurorinë prej një ngufatje të mos punës së tyre, e ministrja Haxhiu e unë kemi lobuar ditë e natë që me ju shtu edhe KPK-së dhe KGJK-së nga 50 bashkëpunëtorë, për me shpejtu zgjidhjen e lëndëve”, theksoi ai.
Zëvendësministri i Drejtësisë ka komentuar edhe pjesën e raportit të KE-së për procesin e Vettingut.
Sipas tij, ata nuk kanë pasur të gjitha informacionet në lidhje me procesin e Vettingut, megjithëse ai tha se i kanë adresuar të gjitha informacionet, përfshirë edhe koncept-dokumentin.

“Ne kemi komunikime edhe i kemi adresuar të gjitha. E kanë pasur edhe koncept-dokumentin, problemi është qysh e lexon. Unë nuk marrë përgjegjësi qysh e lexon ti raportin, marrë përgjegjësi qysh e lexoj unë. Fillimisht formohet një Komision i jashtëm, është Vettingu shkallor”, tha Sallahu.
Tutje ai shpjegoi se, “Fillimisht shkojnë KPK-ja prokurori i shtetit, pastaj vijnë të tjerët. Nuk është si në Shqipëri, nuk është i menjëhershëm. Krejt këto komisione që bëjnë Vettingun nga jashtë, kanë me u bë pjesë e sistemit gjyqësor e prokurorial. Është Vetting i përhershëm dhe shkallor. Ka shkallim fillimisht, e pastaj është Vetting i përhershëm”.
Sipas Sallahut, Vettingu do të jetë i përhershëm.

“Sidomos Zyra e BE-së dhe Raporti i Progresit thonë se nuk ekziston Vetting i përhershëm. Do të bëhet vetting i përhershëm sepse shkruan shumë qartë në koncept-dokument. Të gjithë e kanë koncept-dokumentin, e kanë edhe në gjuhën angleze. A e kanë lexu apo jo nuk e di dhe nuk marrë përgjegjësi, unë marrë përgjegjësi vetëm për atë që kemi shkruar”, tha Sallahu gjatë intervistës për Telegrafin.
Sallahu theksoi se reforma në drejtësi do të bëhet dhe se kërkesa e tij e vetme është që të punohet sa më shumë, e secili ta kryej punën e vet.
“Ne nuk jemi ardhur këtu me bë rahati, nuk e kemi as në program zgjedhor, as në Qeveri e as në ministri për me i kriju dikujt rahati. Ne jemi me kriju kushte të punës, edhe me punu sepse krimi është i madh e mos-puna është rrit. Prandaj, duhet secili të kryej punën e vet”, tha Sallahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët