LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan t’i hiqen medaljet, e quajtën edhe bastard – tani Putini e emëroi atë si shef të forcave tokësore të ushtrisë së tij

Kërkuan t’i hiqen medaljet, e quajtën edhe bastard – tani Putini e emëroi atë si shef të forcave tokësore të ushtrisë së tij

Rusia ka emëruar gjeneral-kolonelin Alexander Lapin si shef të shtabit të forcave tokësore të vendit, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, pavarësisht kritikave të ashpra për performancën e tij në Ukrainë.

Lapin, më parë komandant i distriktit qendror ushtarak të Rusisë, u sulmua tetorin e kaluar nga aleatët e ashpër të presidentit Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti Lyman në Ukrainën lindore, një qendër kryesore logjistike.

Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, promovimi i tij – i raportuar gjerësisht në mediat ruse, por as i konfirmuar e as i mohuar nga Kremlini – tërhoqi reagime të përziera nga njerëzit me ndikim të luftës ruse, të cilët japin komente shpesh kritike mbi përpjekjet me vështirësi ushtarake të Moskës në Ukrainë.


Igor Strelkov, një ish-udhëheqës i forcave pro-ruse në rajonin e Donetskut të Ukrainës, vuri në dyshim kredencialet e Lapin si komandant dhe e fajësoi atë për humbjet e rënda ruse vitin e kaluar pranë qytetit të Kharkiv.

Pasi Rusia humbi Lyman-in në tetor, në drejtim të Lapin pati kritika të ashpra publike nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov dhe Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit ushtarak privat Wagner, të cilët të dy kanë dërguar njësi në Ukrainë për të forcuar përpjekjet e ushtrisë së rregullt.

Kadyrov tha se Lapin duhet t’i hiqen medaljet dhe të dërgohet në front me një armë “për të larë turpin e tij me gjak”.

Ndërsa Prigozhin mbështeti komentet e Kadyrov, duke thënë: “Të gjithë këta bastardë duhet të dërgohen zbathur në front me armë automatike”.

Promovimi i Lapinit pason ndryshime të tjera gjithëpërfshirëse në udhëheqjen ushtarake të Rusisë gjatë luftës 11-mujore, në të cilën forcat e Moskës kanë marrë disa zona të Ukrainës jugore dhe lindore, por kanë pësuar një sërë disfatash dhe tërheqjesh të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori