Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejohet krijimi i zonës së lirë ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë në një sipërfaqe të mjaftueshme për vendosjen e shumë bizneseve, të cilat do të krijonin vende pune për të rinjtë e vendit.
Edhe Vushtrria, sikurse Mitrovica, Gjakova dhe Drenasi, së shpejti do të bëhet me zonë të lirë ekonomike pasi që kryetari i ri i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vënë në prioritet të punës së tij krijimin e zonës ekonomike në një hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e shumë bizneseve në Lumadh të Vushtrrisë. Në këtë hapësirë, siç ka deklaruar i pari i Vushtrrisë, synohet vendosja e bizneseve të cilat do t’i zhvillojnë veprimtaritë e tyre, ku do të krijonin vende të punës për të rinjtë e Vushtrrisë.
Lumadhi është fshati që shtrihet buzë rrugës rajonale Mitrovicë – Prishtinë, ndërsa hapësira për vendosjen e bizneseve është e mjaftueshme dhe shumë e përshtatshme për kompanitë prodhuese dhe bizneset e interesuara t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre ekonomike në këtë hapësirë. Kryetari Tahiri ka deklaruar se ka adresuar kërkesën tek ministritë përkatëse dhe tani pritet që të jepet leja. Gjithashtu, sipas Tahirit, Komuna është e gatshme të investojë në ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse në zonën e lirë ekonomike në Lumadh, por që pjesën më të madhe të mjeteve për ndërtimin e infrastrukturës së zonës do të duhet ta financojë Ministria e Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një takim që ka pasur me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës ka adresuar edhe kërkesa të tjera, të cilat Tahiri i ka cilësuar parësore gjatë mandatit të tij qeverisës me Komunën e Vushtrrisë. “Ne jemi të interesuar dhe të vendosur që të marrim leje për krijimin e zonës së lirë ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, pasi që ajo pjesë është ideale për veprimtari të subjekteve të ndryshme ekonomike. Hapësira gjendet pranë rrugës rajonale dhe shtrihet në disa hektarë, si dhe ka pozitë ideale. Me ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Lumadh krijohen kushte për të gjitha bizneset e interesuara dhe në këtë mënyrë do të krijohen shumë vende pune për të rinjtë e komunës së Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës