Çështja e dialogut Kosovë- Serbi asnjëherë nuk është futur si pikë e rendit të ditës në Kuvendin e Kosovë gjatë kësaj legjislature. Partitë opozitare po kundërshtojnë që dialogu të zhvillohet pa një platformë e cila del nga Kuvendi, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim që çështja të diskutohet në njërën nga seancat e Kuvendit.
Një seancë për dialogun po e kërkon edhe Instituti Demokratik i Kosovës, i cili mbikëqyr punën e Kuvendit.
“Qeveria njëherë pati dërguar një platformë për bisedimet Kosovë-Serbi dhe më pas e ka tërhequr. Si pasojë, Kuvendi që nga shtatori i vitit të shkuar nuk ka pasur debat të mirëfilltë për të ardhmen e dialogut”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
KDI u ka bërë thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, por Krasniqi thotë se opozita nuk është e unifikuar.
“Ajo çfarë jemi duke parë është se nuk ka unifikim të partive politike. Ne shohim se edhe partitë të cilat janë në qeveri, nuk kanë të njëjtin qëndrim kundrejt dialogut Kosovë-Serbi. Tani të gjitha partitë politike janë duke ofruar platforma të ndryshme por ajo çfarë është duke munguar është që partitë politike të ulën dhe të bëjnë atë platformën e diskutimeve të palës kosovare në këto bisedime”, ka thënë Krasniqi, raporton RTK.
E, pa unifikuar rreth dialogut, dukej të jetë edhe vetë LDK-ja.
“Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr këtë proces” e ka përsëritur disa herë shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti. Kurse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kërkonte të mos krijohet precedent i refuzimit të institucioneve.
Mirëpo, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Përfaqësues të Partisë Social Demokrate thonë se në parim janë pajtuar edhe me përfaqësues të partive tjera që Kuvendi të jetë institucioni nga i cili nis dhe diskutohet dialogu.
Ndërsa, Visar Ymeri nga PSD thotë se kjo parti po punon që kjo ide të jetësohet.
“Ne do të tentojmë dhe do të angazhohemi natyrisht si parti social-demokrate që t’i takojmë edhe në takime bilaterale , pra përfaqësues të PSD-së dhe përfaqësues të partive, në mënyrë që ta diskutojmë këtë tekst e cilat janë ato vërejtje e ndryshime që duhet të pësojë kjo ide e ky mekanizëm në mënyrë që kjo pastaj të shndërrohet në vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Ymeri.
Sidoqoftë, marrëveshjet të cilat arrihen në kuadër të procesit të dialogut duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e deputetëve. Prandaj konsensusi është i nevojshëm edhe për këtë. Në të kundërtën, analistët thonë se kjo mund ta rëndojë procesin apo të ketë efekte negative për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime