Me çdo ditë lufte në Ukrainë, presioni ndaj kompanive perëndimore për t’u larguar nga tregu rus po shtohet. Kompanitë duhet të largohen nga bizneset me Vladimir Putinin.
Largohu nga Rusia! Kompani të shumta perëndimore janë larguar tashmë nga tregu rus për shkak të agresioni ushtarak të Putinit në Ukrainë. Miliarda euro të investuara gjatë 30 viteve të fundit janë avulluar brenda vetëm disa javësh. Komiteti për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore kërkon ndihmë financiare për kompanitë e prekura.
Nëse vërtet ndihmohen, atëherë ndihmat mund t’u jepen vetëm kompanive që janë larguar shpejt dhe plotësisht nga tregu rus. Nuk duhet të ketë ndihmë shtetërore për kompanitë si Ritter-Sport, Metro, Globus, Bayer, Henkel apo Knauf, të cilat ende vazhdojnë të fitojnë para në Rusi.
Me pagesat e taksave për Moskën, ato ndihmojnë financimin e vrasjeve çnjerëzore të Rusisë dhe bëhen bashkëpunëtorë në luftë. Ashtu sikur edhe kompanitë franceze Leroy Merlin, Total ose Auchan.
Presioni ekonomik
Ato të gjitha janë kapur pas Kremlinit – shpesh me shpjegime të dobëta, për shembull kur i referohen përgjegjësisë së tyre për punonjësit e tyre rusë dhe thonë: Ata nuk janë fajtorë për gjakderdhjen. Kundërpyetje: E keni fjalën për punonjësit që, të paktën në një masë të madhe, votuan për regjimin e Putinit? Apo ata rusë që mbështesin gjoja “operacionin special”? Propaganda shtetërore nuk mund të përdoret si justifikim për gjithçka, sepse një pjesë e mirë e popullsisë ruse e mbështet vërtet Putinin.
Kompanitë që vazhdojnë të punojnë në Rusi janë përballur me një dilemë morale: vazhdojnë të bëjnë fitime dhe kështu të sigurojnë të ardhmen ekonomike të kompanisë, apo të pranojnë humbje dhe të rrezikojnë vendet e punës? Por kushdo që shikon në sytë e nënave që vdesin në Mariupol ose qindra mijëra fëmijëve të dëshpëruar që po ikin, duhet të kuptojë shpejt se çfarë duhet bërë: Presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk është qëllim më vete. Ky presion i shërben qëllimit për t’i dhënë fund vrasjeve në Ukrainë. Vlerat si njerëzimi apo respekti për jetën nuk janë falas.
Edhe kompanitë perëndimore që duan të qëndrojnë në Rusi kanë përgjegjësi ndaj punonjësve të tyre në Gjermani dhe BE. Në fund të fundit, kush dëshiron të punojë për një kompani që bën biznes me kriminelët e luftës? Kjo është arsyeja pse, herët a vonë, të gjitha kompanitë perëndimore përfundimisht do të largohen nga Rusia.
Thirrjet në Perëndim për të bojkotuar pikërisht këto kompani ende nuk kanë filluar. Por përgatitjet kanë vazhduar prej kohësh. Përveç kësaj, aparati i qeverisë së Moskës me “kundër-sanksionet” e tij siguron që kompanitë perëndimore të mos kenë të ardhme në Rusi. Fitimet e korporatave nuk mund të eksportohen më në monedhë të fortë. E kujt i duhen para letre të pavlefshme me mbishkrimin “Rubla”?
Mësimet nga gabimet
Në fund është gjithashtu e qartë se me një armëpushim, për shembull, kushtet ekonomike për punë do të bëhen edhe më të këqija. Për të mbijetuar, Putini duhet t’i kthehet ekonomisë së planifikuar, kontrollit total të jetës politike, ekonomike dhe kulturore. Ashtu si në BRSS, kjo do të favorizojë kompanitë vendase. Rusia, e cila jeton nga eksporti i lëndëve të para, do të degjenerojë në një stacion të karburanteve të lira për Kinën. Pekini do të shfrytëzojë pa kufizim perandorinë e Putinit – një proces që mund të marrë dekada.
Tani ka pak shpresë se rusët do të shpëtojnë disi nga ky regjim. Kushdo që beson këtë, është naiv, nuk ka jetuar kurrë në Rusi. Shumica e popullsisë – si në kohët sovjetike – do të tërhiqet në jetën private ose do të emigrojë. Për sa kohë që çdo familje ka një Datcha, askush nuk do të mbetet i uritur midis Kaliningradit dhe Vladivostokut.
Ëndrra e Putinit për rikthimin e Bashkimit Sovjetik mund të realizohet për disa vite. Por kompanitë perëndimore nuk duhet të japin asnjë kontribut në realizimin e kësaj ëndrre. Përkundrazi, ata duhet të mësojnë nga gabimet historike të të tjerëve në kohën e duhur: IBM ose Ford ishin ende duke bërë biznes me diktaturën naziste në Gjermani në vitin 1938. Ato më vonë kanë pasur probleme shumë të mëdha për të shpjeguar këtë veprim. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë