Gjergj Kastrioti hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës dhe sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, dinjitetit dhe të lirisë për të vetëqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar.
Kështu u tha në simpoziumin shkencor i cili është mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, e ku u lexuan kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. Aty u kërkua nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës që ta hartojnë një ligj të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin.
Profesori Arbin Xhata, duke vlerësuar lartë veprën e heroit kombëtar, propozojë që 28 tetori të shpallet festë kombëtare.
“Kemi një propozim shumë interesant dhe domethënës nga diaspora, këtu vjen Belisa Jezerci nga simpoziumi dhe organizatori i simpoziumit, propozohet që 28 teori 1458 të shpallet festë kombëtare-shtetërore pasi Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë. Kjo ishte dhe unë me shokët që jemi organizator propozojmë që kjo festë të bëhet sepse për herë të parë Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë”, tha ai.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi tha se Gjergj Kastrioti është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve.
“E ndjejë obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet.
Arsyetimi i shkurtër për këtë ligj. Gjergj Kastrioti është kryeheroi jonë kombëtar, burrë shtetasi më i madh politikë e ushtarak në historinë e arbërisë, kryegjenerali i të gjitha kohërave, themelues i shtetit shqiptar dhe i Besëlidhjes Shqiptare në nivel kombëtar. Me emrin e tij lidhet , flamuri i shqiptarëve, uniteti, rezistenca epike shqiptare dhe një epokë e tërë, epoka skenderbejane. Skënderbeu ishte i pari që përpunoi vizionin madhështor, rrugën e Shqipërisë nga do të ecte, nga lindja apo perëndimi. Ai është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve, nga pa vizionin e tij properëndimor ne do të humbasim orientimin, qenien, kështu që do të zhdukeshim në margjinat e historisë apo në konflikte shteruese e të përgjakshme të brendshme”, tha ai.
Vlora Gashi nga Lëvizja e Deçanit, ka thënë se është bekim i madh për kombin që brezë pas brezi të jetë pikë referimi strategun e fuqishëm që erdhi dhe u bë kryeheroi i popullit tonë.
“Për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti e pengoi, madje e ndaloj ekspazionin osman drejt Evropës, e stopoi perandorinë osmane të depërtonte në zemrën e saj, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët, atdheun dhe qytetërimin modern… Gjergj Kastrioti hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj te kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës. Sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të marrim model që të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, të dinjitetit dhe të lirisë për të vetqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar.
Në Kuvendin e Legjës, Gjergj Kastrioti vuri themelet e shtetit të arbërit të mirë organizuar që sot të ndërtojmë një shtet me dinjitet, t’i bashkojmë të gjitha pjesët e mbetura qysh atëherë dhe të mos lejojmë që shërbimet e huaja anti-shqiptare të na ndajnë, të na fyejnë e të na devijojnë nga qenësia e të jetuarit si komb pasardhës arbëror“, tha ajo.
Në këtë simpozium, veprën e heroit e vlerësuan larë edhe shumë studiues të tjerë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës