LAJMI I FUNDIT:

Kerim: I besoj OKB-së

Kerim: I besoj OKB-së

Srgjan Kerim, kandidati nga Maqedonia për sekretar të OKB-së ka folur për Huffington Post, për garën e tij për sekretar shteti dhe për sfidat e OKB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

”OKB mund të jetë organizatë që mund të kujdeset për drejtësinë e vendeve ku mungon drejtësia, mund të sjell siguri ku ajo mungon, barazi ku ajo çalon dhe stabilitet ku rrezikohet stabiletit dhe mirëqenja e qytetarëve dhe shteteve” thotë Kerim.

Kujtojmë se Kerim njihet edhe si ambasador i Maqedonisë në disa vende, ish ministër i jashtëm i Maqedonisë dhe tani shumë i afërt me pushtetin./Telegrafi/