Kërçovë, për tetë vite nuk e ka paraqitur nënën si të ndjerë për ta marrë pensionin e saj

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kërçovë sot ngriti padi penale kundër S.Sh (60) për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale "mashtrim gjatë marrjes së kreditit apo ndonjë përfitim tjetër".
Nga 06.09.2011 deri në qershor të vitit 2018 e paditura nuk e ka paraqitur nënën e saj J.K para shërbimeve kompetente, ku nga Fondi për sigurim invalidor në llogarinë e J.K janë ndarrë 1.665.700 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni
Që nga kjo periudhë, nga bakomatë në Kërçovë, Ohër dhe Strugë, nga kartela debitore të J.K e paditura ka ngritur 729.500 denarë duke e dëmtuar kështu Fondin për sigurim invalidor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































