LAJMI I FUNDIT:

“Kërcënimi për vizat” – sqarimi i Zyrës së Macronit, deklarata e presidentes Osmani dhe e njohësit të integrimeve evropiane

“Kërcënimi për vizat” – sqarimi i Zyrës së Macronit, deklarata e presidentes Osmani dhe e njohësit të integrimeve evropiane

Deklarimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën ka ngjallur reagime të shumta, por që më vonë u sqarua se ishte gabim në përkthim dhe se ky proces nuk është pezulluar.

E pas reagimeve të shumta është sqaruar edhe Zyra e Macronit, ku thekson se vendimi do të diskutohej me partnerët e tjerë evropianë.

Zyra e shtypit e Presidentit Macron ka sqaruar për ABC News, se vendimi i Francës do të diskutohej me partnerët e tjerë evropianë, dhe vinte si pasojë e “bllokadës së Kosovës”.


“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, ishte shprehur presidenti francez.

Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq
Lexo po ashtu Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Ndërkaq, lidhur me këtë deklaratë ka folur të martën edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila theksoi se institucionet franceze i kanë njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave nuk është pezulluar.

“Besoj që tashmë është sqaruar. Neve edhe drejtpërdrejt na kanë njoftuar institucionet franceze, por një gjë e tillë sa e pash edhe nga deklaratat e shumta që ka qenë një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, tha në një intervistë në KTV, presidentja Vjosa Osmani.

Sipas presidentes, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

Nga ky dikaster në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, thuhet në përgjigje.

Më tej, nga MPJD-ja kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me deklarimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili të martën tha se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Shasha ka thënë se ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale dhe krye në vete ta pezullojë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saj dhe tani mund të rrijë komod për vizat.

Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Zero mundësi që Franca ta pezullojë liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Zero mundësi që Franca ta pezullojë liberalizimin e vizave

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024”, ka shkruar ai.

“Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”.

Shasha tutje ka këshilluar qytetarët që të mos i marrin seriozisht deklarimet e tjera përveç ato të Komisionit Evropian.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori