LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet e Serbisë për destabilizim pas vendosjes së reciprocitetit, Kurti: Nuk jam votuar për ta bërë komentatorin e deklaratave të Beogradit

Kërcënimet e Serbisë për destabilizim pas vendosjes së reciprocitetit, Kurti: Nuk jam votuar për ta bërë komentatorin e deklaratave të Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për çështjen e reciprocitetit që do të nis nesër me Serbinë, lidhur me targat dhe letërnjoftimet.

I pyetur nga gazetarët se a ka gjasa që të ketë desbtabilizim të situatës, duke marrë parasysh deklaratat  nga zyrtarët serb, Kurti tha se “unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që në fiqun tonë verior në skenën politike atje ka shumë politikan deri te kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, kushtetutshmëria nuk kanë alternativë dhe uroj e besoj që nesër do të shkoj gjithçka në mënyrë të qetë”.

Vuçiq: Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot, kur bëhet fjalë për Kosovën
Lexo po ashtu Vuçiq: Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot, kur bëhet fjalë për Kosovën

Kryeministri theksoi se qytetarëve serb që do të hyjnë në Kosovë, nuk do tu merren dokumentet e Serbisë, por vetëm do t’u shtohet një dokument tjetër.


“Ne nuk do tu marrim dokumentet por ua lëshojmë një flet-deklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e tyre. Nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë. Nuk ka vend për tension, mundësi për destabilizim sepse po bëhet diçka legale”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se ata që falsin për dhunë, barrikada, bllokime, tensione flasin për veten e tyre e jo për ne.

“Ne jemi republikë demokratike, parlamentare e paqësore. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë targa të kohës së Millosheviqit t’i konvertojnë ato në targa legale RKS”, ka thënë kryeministri.

Më tej kryeministri ka folur edhe rreth deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili tha se do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit

Kurti ka thënë se nuk i duket e shëndetshme për demokracinë nëse citojmë deklaratat nxitëse që vijnë nga Beogradi.

“Ata deklarojnë për çdo orë, dhe nëse unë do t’i përgjigjem deklaratave të tyre atëherë kjo ma zvogëlon kohën e qeverisjes time. Qytetarët e as deputetët nuk më kanë votuar që të bëjë komentatorin e deklaratave të Beogradit”, tha Kurti, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese e ka thënë qartë mendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori