I këputi ligamentet e gjurit në të dyja këmbët, rikthimi i pabesueshëm i Albin Krasniqit në Superligën e Zvicrës: Nuk ka lëndim që ma ndalon ëndrrën time
Viti 2023 mund të quhet edhe vit i lëndimeve të ACL në sportin më të bukur në botë futbollin, pasi shumë yje kanë pësuar lëndime të tilla gjatë vitit që lamë pas. Neymar, Gavi, Jurrien Timber, Wesley Fofana, Eder Militao, Ivan Perisic, David Alaba, Breel Embolo apo Tyrrel Mings janë vetëm disa nga yjet e mëdha të futbollit që kanë përjetuar një lëndim kaq të rëndë në vitin 2023.
Sigurisht që pas një lëndimi të tillë nuk është aspak i lehtë rikthimi në futboll, pasi bëhet fjalë për një nga lëndimet më të vështira për një futbollist.
Por talenti nga Kosova, Albin Krasniqi ka një histori tejet të dhimbshme, pasi sulmuesi kosovar ka pësuar dy herë të njëjtin lëndim në të dyja këmbët.
Përkundër se lëndimet e ACL i ka pësuar në moshë të re, Albin Krasniqi ka gjetur forcë për tu rikthyer edhe më i fortë në fushat e futbollit dhe ai është sot një nga yjet e ri në futbollin zviceran.
Albin Krasniqi, në përkushtimin e tij ndaj futbollit, ka përballur sfidat e rënda që sjellin lëndimet sportive, ndoshta disa prej më të vështirave për një atlet: lëndimet e ligamenteve të gjurit janë vetëm disa nga pengesat me të cilat ai është përballur.
Duke qenë një dëmtim që kërkon qëndrueshmëri mendore, durim dhe një rehabilitim të kujdesshëm dhe të gjatë, Krasniqi ka treguar jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht një forcë të jashtëzakonshme në rrugën e tij drejt rikuperimit.
Pavarësisht nga ndërprerjet e tij nga futbolli i luajtur për shkak të lëndimeve, ky futbollist i talentuar nuk është shmangur nga rruga e tij drejt suksesit.
20-vjeçari ka rrëfyer për Telegrafin dy lëndimet e pësuara në moshë të re, ku i pari ishte në vitin 2019 duke e lënë atë për nëntë muaj jashtë fushave.
“Mu duk sikur bota u shemb mbi mua. Isha lojtar i grupmoshave te Baseli dhe kur këputa ligamentet ka qenë shumë e vështirë për mua. Një kohë vetëm qaja, pasi gjumi nuk më zinte dhe ishte lëndim shumë i rëndë, por edhe rehabilitimi ishte shumë i vështirë”, tregon Krasniqi për Telegrafin.
Ai qëndroi nëntë muaj jashtë fushave, derisa me tu rikthyer pësoi sërish lëndimin e njëjtë, por tani në këmbën tjetër duke marrë një tjetër goditje.
“Të pësosh të njëjtin lëndim në këmbën tjetër vetëm disa muaj pas rikthimit ka qenë shkatërruese për mua. Kanë kaluar shumë natë që nuk kam bërë gjumë në sy duke menduar për rikthimin. Mendoja se gjithçka përfundoi me karrierën time ende pa nisur mirë dhe vërtetë ka qenë periudhë e vështirë”, vazhdon tutje Krasniqi.
Sot, Albin Krasniqi jo vetëm që ka tejkaluar ato pengesa, por është duke shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran me klubin e tij aktual, St Gallen.
Pak kush mund të ketë një sukses të tillë pas dy lëndimeve shkatërruese në fillim të karrierës, por Albin Krasniqi ia doli falë edhe vendosshmërisë së tij duke treguar se është një luftëtarë brenda dhe jashtë fushave të blerta.
Krasniqi ka nënshkruar në mars të vitit 2023 me St Gallenin, por ai ka arritur të marrë hapësira edhe në ekipin e parë, pasi ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol.
“Unë kam nënshkruar me ekipin U21 të St Gallenit, por falë paraqitjeve të mira kamë fituar besimin e trajnerit në ekipin e parë ku tanimë kam pasur mundësitë të tregoj talentin tim. Të mendosh se disa vite më parë kam pësuar dy lëndime të ACL dhe sot jam pjesë e një skuadre të madhe në Superligën e Zvicrës është një gjë vërtetë e bukur”.
“Kam vuajtur shumë, kam sakrifikuar edhe më shumë që sot të jem pjesë e elitës së futbollit zviceran. Nuk ka qenë aspak një rrugë e lehtë të arrijë deri këtu, por ky është vetëm fillimi”, vazhdon tutje Krasniqi.
Ëndrra e tij gjithmonë ka qenë të jetë një futbollist profesionist dhe përkundër lëndimeve shkatërruese, ai mblodhi forcat dhe vazhdoi para me punë të madhe.
“Lëndimet e ACL kanë vrarë shumë ëndrra të futbollistëve duke i bërë ata që të heqin dorë nga futbolli. Gjithsesi përkundër të gjitha vështirësive kam mbledhur forcat për të vazhduar pasi nuk lejoj që asnjë lëndim të më shkatërrojë ëndrrën time që të bëj karrierë të një futbollisti dhe do të vazhdoj të punoj fuqishëm për të arritur në majat e futbollit”, thotë Krasniqi për Telegrafin.
Krasniqi tani ka arritur të marrë hapësirën e duhur te St Gallen, derisa thotë se i mbetet të punojë shumë.
“Jam i lumtur me hapësirat që kam pasi kemi konkurrencë të madhe në repartin ofensivë. Gjithsesi mua si futbollist i ri më mbetet të punoj shumë dhe të kem edhe më shumë hapësira në ndeshjet e ardhshme në kampionat”, vazhdon tutje Albin Krasniqi.
Krasniqi tutje tregon se objektivat që kishte që të debutonte në Superligë i ka arritur dhe thotë se tani çfarëdo që të vije është bonus.
“Realisht para fillimit të sezonit unë kam pasur synim që të debutoj me ekipin e parë dhe këtë e kam arritur, madje duke shënuar edhe gol”.
“Objektivat i kam të qarta, të luaj sa më shumë dhe të bëj gola e asistime për t’i ndihmuar skuadrës drejt arritjes së objektivave. Pasi i kam arritur të mijat, tani çkado që vije është bonus”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje