Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Bardhi, po kalon një periudhë të dhimbshme në jetën e tij personale, pasi ka humbur një nga njerëzit më të shtrenjtë – gjyshen e tij.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Bardhi ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e tij.


Ai ka publikuar një fotografi nga varri i gjyshes, duke konfirmuar se ceremonia mortore është mbajtur dhe se i ka dhënë lamtumirën e fundit në banesën e përjetshme.

Në përshkrimin e fotos, ai ka zgjedhur të mos përdorë shumë fjalë, por të shprehë gjithçka me një fjali të thjeshtë dhe të thellë në kuptim:

"Lamtumirë gjyshe".

Foto: Bardhi / Instagram

Një mesazh i shkurtër, por i mbushur me dhembje, dashuri dhe mirënjohje për gjyshen e tij. /Telegrafi/